Agjencia Kombetare e Mjedisit

NJOFTIM

Agjencia Kombëtare e Mjedisit njofton se:

Bazuar ne Ligjin Nr. 52/2020 “Per disa ndryshime ne ligjin Nr. 10448, date 14.07.2011 “Per lejet e mjedisit” te ndryshuar”, ne shtojcen 1 “Lejet e mjedisit te tipeve A dhe B ne varesi te kapacitetit prodhues kufi”, ju bëjmë me dije se shtojca e ligjit të lejeve të mjedisit ka ndryshuar duke shfuqizuar lejet e kategorisë C.

Bazuar në Urdhërin  me  Nr.163 Datë 16.06.2020 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e aplikimeve për leje mjedisi të tipit B, për instalimet egzistuese të pajisura me leje mjedisi të tipit C, të cilat në varësi të kapacitetit prodhues, klasifikohen si leje mjedisi të tipit B, si dhe rregullat e hollësishme për shqyrtimin e tyre nga QKB-ja” të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit është lehtësuar proçedura e kalimit nga leje tipi C në tipin B, për operatorët qe aplikojnë brënda afatit 12 mujor të parashikuar në ligj, duke shmangur dy etapa në momentin e aplikimit sic janë:

– konsultimi me publikun

– dhe pajisjen me Vlerësim të Ndikimit në Mjedis (VNM).

Afati për proçedurën e kalimit nga leje tipi C në leje tipi B referuar ligjit të lartëpërmendur  është 12 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.

Ju rikujtojmë se aplikimi sipas proçedurës për kalimin në leje Tipi B me qëllim përfitimin e lehtësirave brënda afatit 12 mujor nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit Nr.52/2020 “Per Lejet e Mjedisit”, përfundon më 11.06.2021.

Pas kësaj date duhet të filloni aplikimin nga e para ku do ju duhet të plotësoni të gjitha kërkesat e parashikuara në VKM-në Nr.419 datë 25.06.2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja”

I mëparshëm NDOTJA E UJERAVE NUK NJEH KUFIJ

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.