Agjencia Kombetare e Mjedisit

Rreth Nesh

Misioni


Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) u krijua si ristrukturim i Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve në mbështetje, të ligjit Nr.10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e Mjedisit” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 568 datë 17.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizmin dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mejdisit si dhe “Urdhërit të Kryeministrit Nr. 23, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”.

Agjencia Kombetare e Mjedisit eshte nje institucion qendror publik në varësi të ministrit, që ushtron juridiksionin e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes zyrës qendrore të AKM-së dhe 4 Agjencive Rajonale të Mjedisit.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit financohet nga Buxheti i Shtetit dhe burimet e veta si dhe  ka pavarësi në vendimmarrjen dhe kryerjen e funksioneve të saj, të parashikuara me Ligj. Agjencia Kombetare e Mjedisit e ka seline ne Tirane dhe ka vulen e vet.

AKM-ja ka për mision mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit si një pasuri jetike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, përdorimin e matur dhe racional të natyrës e të burimeve të saj në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Funksionet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit janë: a) Sigurimi i performancës mjedisore;

b) Kërkimi dhe dija mjedisore; c) Vlerësimi  impaktit mjedisor dhe licencimi; si dhe d) Inspektimi dhe kontrolli tematik për respektimin e kërkesave ligjore e të kushteve mjedisore.

0 K
Total People lived
in our city
0 K
Square kilometres
region covers
0 %
Private & domestic
garden land
0 th
Average Costs of Home
Ownership

Struktura


Over three years
in the ruling

Save the Children believes every child deserves a future. In the U.S. and around the world, we give children a healthy start in life the Chief may also be involved in fire prevention.

03

Super power Administration

On top of our attention to Politician and service is a commitment to excellence all qualities admire.

200 years of city history

In 1985, WinShape Camps launched life-changing summers with our very overnight camp.

Famous for lovly city spots

That early experience set the stage for how we do camps today creating fun and faithful places.

Drejtoritë e Agjencisë


Baza Ligjore


AKM-ja është autoriteti kompetent për përcaktimin e kushteve për lejet përkatëse të mjedisit, dhe ka këto funksione

Krijon dhe menaxhon sistemin e informacionit mjedisor

Shqyrton kerkesat per vleresimin e ndikimit ne Mjedsi

Krijon dhe menaxhon Regjistrin e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve

I paraqet ministrit projektpropozime për mbështetje teknike të financuara nga buxheti i shtetit dhe donatorë ndërkombëtarë

Siguron informacion mjedisor për publikun në lidhje me çështjet mjedisore

Këshillohet dhe bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe inspektoratet e tjera në zbatim të legjislacionit mjedisor, përfshirë situatat e incidenteve, aksidenteve dhe emergjencave në mjedis

Siguron zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore

Përgatit formatin standard të kërkesës, informacionin që duhet të përmbajë kërkesa dhe formatin e lejes së mjedisit të tipeve “A” dhe “B” dhe ia propozon ministrit për miratim

Menaxhon sistemine te dhenave per pyjet

Percakton kushtet e lejes se tipeve A dhe B

Pergatit dhe Mbikqyr Inventarin Kombetar te Pyjeve

Pergatit raport administrative vjetor per veprimtarine e kryer

Monitoron pyjet në drejtim të zbatimit të detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare

Kjo agjenci kryen edhe funksione të tjera që i ngarkohen me legjislacion të posaçëm

Siguron zhvillimin dhe transferimin e teknologjive në lidhje me pyjet

AKM-ja ushtron funksionet këshillimore me nismën e vet apo me kërkesë të ministrit, si më poshtë vijon

I rekomandon ministrit të bëjë propozime për hartimin e akteve të reja, për ndryshime ligjore apo për çështje të tjera që lidhen me hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit

Përgatit informacione për çështje të ndryshme të mjedisit për ministrin, organe të qeverisjes qendrore dhe vendore, sipas kërkesës së tyre

Përgatit për ministrin informacione vlerësimi për ndikimet që mund të vijnë nga propozimet për miratim apo ndryshime legjislative në nivel kombëtar apo ndërkombëtar.

Organizon konferenca, seminare, trajnime në fushën e vet të veprimtarisë

Institucionet Shtetërore



Donatoret


Buxheti Vjetor


Prokurime publike


© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.