Agjencia Kombetare e Mjedisit

                                                                     NJOFTIM

Referuar ndryshimeve ligjore përkatësisht Ligjit Nr. 67/2024 Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 10440, Datë 7.7.2011, “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, i ndryshuar, Neni 30/1 “1. Aktet e emërtuara “Vendim për VNM paraprake”/ “Vendim për VNM të thelluar” / “Deklaratë mjedisore”, për të cilat aplikimi është kryer në Qendrën Kombëtare të Licencimit, në zbatim të vendimit nr. 13, datë 4.1.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedures së vlerësimit të ndikimit në mjedis”, të shfuqizuar, dhe rezultojnë të regjistruara aktive në Regjistrin Kombëtar të Lejeve dhe Licencave, shfuqizohen për shkak të moskategorizimit si leje, licencë apo autorizim, sipas legjislacionit në fuqi.

                                                                       NJOFTIM

Njoftohen të gjithë subjektet të cilët disponojnë një leje mjedisi me status aktive të cilët nuk kanë zhvilluar procedurën e rishikimit apo ndryshimit të kushteve të lejes mjedisore se bazuar në ndryshimet ligjore Ligjit Nr.108/2024 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar. ju informojmë se operatori i pajisur me leje mjedisi të tipit A ose të tipit B, që nuk ka rishikuar apo ndryshuar kushtet e lejes ekzistuese të mjedisit, sipas parashikimeve të nenit 30 të ligjit, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ka detyrimin të aplikojë për rishikimin apo ndryshimin e kushteve të lejes mjedisore ekzistuese dhe pajisjen me leje mjedisi të rishikuar apo ndryshuar sipas kërkesave të këtij ligji, duke dorëzuar:

a) planin e përputhshmërisë me afatet përkatëse;
b) formularin e kërkesës për leje mjedisi të tipit A ose B;
c) pagesën e tarifës për ndryshim të kushteve të lejes së mjedisit;
ç) mandatpagesën për kryerjen e tarifave vjetore;
d) raportin për periudhën e fundit të vetëmonitorimit.

                                                                        NJOFTIM
 
Në zbatim te ligjit Nr.108/2024 Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin 10448, datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit i ndryshuar”, Neni 2,  Në nenin 25 bëhen këto ndryshime:
 1-tarifat për lejet e mjedisit të Tipave A dhe B paguhen në Llogarinë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit!
2-Operatorët e instalimeve të Tipave A dhe B paguajnë çdo vit një tarifë vjetore në llogarinë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit duke u identifikuar nëpërmjet (PN-së) përkatëse, duke përciellë gjithmonë një kopje të mandatit të pagesës pranë AKM-së dhe ARM-së ku ndodhet instalimi!

Shërbime dhe Informacione

0 m
Popullsia
0 Km2
Tokë bujqësore
0 %
Tokë bujqësore

Të Rejat e Fundit

Lajme rreth aktiviteteve të fundit

Kontakt

    [anr-captcha]

    Nr. 4, Rruga Sami Frashëri, Tiranë

    © Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.