Një qasje inovative për shfrytëzimin e mbetjeve industriale në prodhimin e biokarburanteve dhe zvogëlimin e ndikimit mjedisor. Industria e pulpës kimike përfshin Një nga degët kryesore të industrisë së letrës dhe përpunimit të drurit. Proçesi kimik ndan fibrat e celulozës nga lignina duke krijuar rrjedha anësore të pasur me ligninë, hemiceluloza dhe komponime organike të cilat kanë potencial energjetik të lartë
Tema trajton mënyrat se si shfrytëzohen mbetjet e peshkut në industrinë ushqimore. Qëllimi është reduktimi i ndotjes dhe rritja e efikasitetit ekonomik. Industria e peshkimit gjeneron sasi të mëdha mbetjesh çdo vit. .Rreth 30-60% e peshkut shpesh hidhet si mbetje .Këto mbetje përfshijnë koka, lëkurë, bishta dhe organet e brendshme. Shfrytëzimi i tyre mund të sjellë produkte me vlerë të lartë ushqyese. Kjo ndihmon në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ushqimit
Lignina është një polimer natyral që u jep fortësi dhe strukturë bimëve.Ajo është një nënprodukt i industrisë së letrës dhe celulozës, që zakonisht digjet për energji, por mund të përdoret edhe si përbërës lidhës në asfalt. Ajo ka veti të ngjashme me bitumin. Përftimi i asfaltit me anë të përdorimit të Lignine, është një lloj asfalti ku një pjesë e bitumit (materiali kryesor i nxjerrë nga nafta) zëvendesohet ose përzihet me ligninë, një substancë natyrale që gjendet në qelizat e bimëve dhe drurit. Kjo teknologji përdoret për një asfalt më të qëndrueshëm dhe më miqësorë për mjedisin…..
…….. –> Asfalt me baze lignine
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Industrisë së Ushqimit, popullsia globale pritet të rritet në më shumë se 10 miliardë njerëz deri në vitin 2050.Rritja e shpejtë e popullsisë botërore, zhvillimi ekonomik dhe urbanizimi do të kërkojnë burime të konsiderueshme për të përmbushur kërkesën potencialisht të lartë për ushqim dhe produkte të tjera bujqësore. Rritja në bujqësi dhe prodhim ushqimor për të përmbushur rritjen e popullsisë përfundimisht do të çojë në mungesë uji, shpyllëzim dhe mungesë të tokës së punueshme pjesërisht për shkak të urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike
…….. –> Mbetjet biologjike urbane ne proteine insektesh/mikrobike
Kërkimi për alternativa të qëndrueshme ndaj plastikës tradicionale është bërë prioritet global.Pendët e shpendëve, që zakonisht hidhen si mbetje nga industria ushqimore, janë burim i vlefshëm i proteinës keratinë. Kjo proteinë mund të përpunohet për krijimin e bioplastikave biodegraduese. Pendët përbëhen kryesisht nga proteina keratinë (~90%).Keratinat janë proteina fibroze me lidhje të forta disulfide që i japin forcë dhe elasticitet.Përmbajtja e squfurit në to është e lartë, duke ndikuar në qëndrueshmërinë termike
Klorela është një mikroalgë jeshile e familjes klorofita. Përdoret gjerësisht në ushqim njerëzor, ushqim për kafshë dhe si suplement dietik për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe përbërësve bioaktivë. Përbërësit kryesor kimik të algës Klorela përfshijnë; proteinat deri në 60% të masës së thatë, karbohidrate dhe fibra dietike, lipide me acide yndyrore të pangopura, pigmente si klorofili dhe karotenoidet
Industria e aviacionit luan një rol vendimtar në tregtinë globale dhe shkëmbimin kulturor, por kjo industri përballet me sfida të rëndësishme për shkak të kostos së lartë të prodhimit te karburantit dhe impaktit mjedisor. Zëvendësimi i karburantit të aviacionit me bazë nafte me karburant të qëndrueshëm të aviacionit është premtues për tranzicionin e linjave ajrore me emetime të ulëta karboni
…….. –> Prodhimi i karburantit te avioneve nga lignina e mbetjeve
Agro- pylltaria është një sistem menaxhimi i tokës ku bashkohen bujqësia dhe pylltaria në të njëjtin mjedis, për të pasur prodhimtari dhe biodiversitet njëkohëshisht.Në të njëjtin mjedis mbillen pemë, shkurre, kultura bujqësore dhe kullota. Krijohet një ekosistem i qëndrueshëm që sjell ushqim, dru, lëndë biomase, pleh organik dhe energji. Në këtë mënyrë bëhet ruajtja e tokës, ulja e erozionit, përmiresimin e cilesisië së ujit dhe thithjen e karbonit
Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve detare është bërë një shqetësim global gjithnjë e më urgjent, me mbetjet e peshkimit .Historikisht, hedhjet e peshkut, ose praktika e kthimit të peshkut të padëshiruar ose të paqëllimshëm përsëri në det , kanë përbërë një kërcënim për ekosistemet detare dhe rezervat e peshkut. Transformimi i tyre në produkte të vlefshme si ushqim për peshqit apo kafshët, ose materiale të tjera me bazë biologjike paraqet një mundësi për ta kthyer një praktikë shpërdoruese në një zgjidhje të qëndrueshme dhe ekonomikisht të zbatueshme
Mbetjet druri dhe bujqësore shpesh digjen ose depozitohen. Kjo shkakton ndotje të ajrit dhe emetime CO₂.Përdorimi i tyre për fibra tekstile është alternativë e qëndrueshme. Industria tekstile është një nga më ndotësit kryesor në mjedis dhe për këtë arsye përdorimi i fibrave të ricikluara ul ndikimin mjedisor dhe mbështet ekonominë qarkulluese
…….. –> Perdorimi i fibrave te drurit te ricikluara nga mbetjet bujqesore
Mbetjet ushqimore janë një problematikë globale. Çdo vit, mbi 1.3 miliard ton ushqim hidhen në botë. Rreth 1/3 e gjithë ushqimit të prodhuar nuk konsumohet. Shkaktojnë ndotje dhe humbje të resurseve natyrore. Kanë pasoja mjedisore ku përfshihen, emisione të mëdha të metanit (CH₄) nga dekompozimi, rritja e gazrave serë që ndikon në ndryshime klimatike, humbje e biodiversitetit dhe konsum i panevojshëm i ujit dhe energjisë
Biorefineria e përftuar nga Algat, nëpërmjet një sistemi të integruar dhe përpunimi , çon në prodhim të energjisë, si (biokarburante si bioethanol, biodiesel, biogaz) . Komponentët më kryesorë për prodhimin e saj janë mikroalga dhe makroalga. Algat rriten shpejt dhe kane rendiment të larte në biomasë. Nuk kërkojnë tokë bujqësore, që do të thotë që rriten në ujë deti, në ujëra të ëmbla dhe në ujëra të ndotura. Thithin CO2 dhe ndihmojnë në reduktimin e gazrave serë. Kanë përmbajtje të lartë të vajrave, proteinave dhe komponimeve bioaktive …..
Plastikat janë materialet më të përdorura për paketimin e produkteve në shumicën e industrive prodhuese, nga elektronika te ushqimi dhe aksesorët e modës. Megjithatë, plastikat përballen me sfida të shumta për shkak të mos biodegradueshmërisë së tyre, gjë që përbën një kërcënim serioz për mjedisin. Ndryshe nga plastikat, biopolimerët janë biokompatibël dhe biodegradues brenda një periudhe të shkurtër, gjë që do të ndihmonte në ruajtjen e ekosistemit dhe është më e shëndetshme për njerëzit
Lignina, komponimi aromatik natyror më i bollshëm në tokë, përbën afërsisht 25-30% të biomasës lignocelulozike dhe ofron burime të vlefshme për zhvillimin e polimereve me bazë bio
Ndërsa ndërgjegjësimi për ndotjen nga plastika rritet, po vihet theks gjithnjë e më i madh në alternativa të qëndrueshme. Bioplastikat dhe plastikat e biodegradueshme kanë dalë si zëvendësues të mundshëm të plastikës konvencionale
Popullsia në rritje dhe kërkesat për ushqim të shëndetshëm kanë çuar në një rritje të gjenerimit të mbetjeve ushqimore, duke shkaktuar ndikime të rënda mjedisore dhe ekonomike
Biorafineria e makroalgave është një qasje e integruar që synon shfrytëzimin e plotë të biomasës së algave për të prodhuar energji, ushqim, ushqim për kafshë, kimikate dhe produkte të tjera me vlerë të shtuar
…….. –> Biorafinimii makroalgave per minimizimin e ndikimeve mjedisore
Ky prezantim paraqet një përmbledhje mbi rolin e makroalgave dhe midhjeve në largimin e lëndëve ushqyese nga ujërat e zeza pas procesit të trajtimit…..
…….. –> Makro algat dhe midhjet..
Biogazi është konsideruar si një alternativë e qëndrueshme për të zëvendësuar lëndët djegëse konvencionale, veçanërisht kur ato lidhen me çështje mjedisore . Biogazi është një biokarburant alternativ që mund të prodhohet nga disa burime organike dhe mbetje gjatë tretjes anaerobe. Krahasuar me lëndët djegëse fosile, prodhimi i biogazit duke përdorur substrate të disponueshme në nivel lokal dhe burime të rinovueshme si lëndë …….. –> Perpunimi i mbetjeve te peshkut per prodhimin e biogazit
Druri është materiali më i qëndrueshëm, efikas, ekologjik dhe i shëndetshëm që ekziston në botën e ndërtimit. Ai lejon krijimin e çdo lloj dizajni dhe ofron përfitimin më të madh për planetin tonë –> Druri si material i qendrueshem ne ndertim
Teknologjia e bazuar në alga është propozuar si një zgjidhje e qëndrueshme për heqjen dhe riciklimin e nutrienteve në ujërat e shkarkimeve . Natyrisht, algat (si mikroalgat ashtu edhe makroalgat) mund të thithin lëndë ushqyese nga uji për rritje dhe asimilon CO2 ….. –> Kultivimi algave per largimin e nutrienteve
Lëkura e peshkut nuk është një shpikje e re. Në të gjithë botën kanë përdorur lëkura peshku për shekuj me radhë, duke krijuar veshje dhe aksesorë të qëndrueshëm dhe rezistentë ndaj ujit. Megjithatë, vetëm kohët e fundit teknologjia moderne dhe praktikat e qëndrueshme e kanë sjellë lëkurën e peshkut në qendër të vëmendjes si një alternativë të qëndrueshme ndaj lëkurës tradicionale
–> Perpunimi i lekures se peshkut per prodhimin e lekures
Aktualisht, pjesa më e madhe e mbetjeve bujqësore keq përdoret, duke lënë pas një gjurmë të lartë mjedisore. Tani e dimë se si ti shndërrojmë këto gjurmë në fitime. Kashta dhe mbetje te tjera të bimëve mund të ri përdoren si substrate në vend që të digjen apo të hidhen–> Mbetjet bujqesore si material ndertimi




Energjia e ripërtëritshme është energjia e cila fitohet duke i shfytëzuar burimet natyrore. Burimet e ripërtëritshme të energjisë janë duke përjetuar një periudhë të zhvillimit të madh në nivel botëror duke e rritur prodhimin e energjisë. Këto burime përveç që janë të pashtershme po ashtu nuk kanë asnjë ndikim negativ në mjedis pasi ato nuk lirojnë gazra e as mbetje ndotëse që mund të thithen. Burimet kryesore të energjisë së ripërtëritshme janë: -Energjia termike solare -Energjia me panele fotovoltaike -Turbinat me erë dhe mini-turbinat -Biomasa -Gjeotermia -Hidrocentralet dhe mini-hidrocentrale -Deti dhe valet Pra ndryshimi i klimës, ndotja dhe pasiguria e energjisë janë probleme të rëndësishme dhe zgjidhja e tyre kërkon ndryshime të mëdha në infrastrukturat energjetike. Per me shume –> Energjia e rinovueshme










