Agjencia Kombetare e Mjedisit

Sektori Ankimim Apelim Ekzekutim

Sektori Ankimimeve, Apelim, Ekzekutim, Trajtim i Penaliteteve operon pranë Agjencisë Kombëtare  e Mjedisit që prej korrikut të vitit 2020, sektori është krijuar  dhe funksionon në mbështëtje të VKM-së Nr. 568, datë 17.7.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit” e ndryshuar me VKM- në Nr. 186, datë 25.03.2021. Sektori i Ankimime përbëhet nga pesë nëpunës civil (përgjegjësi i sektorit dhe katër inspektor), të cilët  asiston Komisioni e Shqyrtimit të Ankimeve të ngritur me Urdhrin Nr. 177, datë 07.12.2021 “Për ngritjen e Komisionit të Shqyrtimit dhe Vlerësimit të Ankimimeve në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit” i ndryshuar me Urdhrin Nr. 183, datë 30.12.2021. Gjatë viteve 2020-2021 nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankimeve janë shqyrtuar 46 ankime administrative, nga këta:
Masat Administrative të Ankimuara Të lëna në fuqi nga KSHA Të shfuqizuara Të ndryshuara Në proces gjykimi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Kerkesë për lëshim Urdhër ekzekutimi drejtuar Gjykatës Të paguara vullnetarisht nga subjekti Të ekzekutuara nga përmbarimi
46 37 8 2 17 14 3 1
Nga vendimet e mësipërme, shumica e vendimeve të ankimuara i përkasin Agjencisë Rajonale të Mjedisit Tiranë, Durrës, Dibër me një total prej 12 ankimimesh për vitin 2021; më pas renditet Agjencia Rajonale e Mjedisit Shkodër, Lezhë, Kukës me 11 ankimime administrative; vijohet me   Agjencinë Kombëtare të Mjedisit me 10 ankimime administrative; Agjencia Rajonale e Mjedisit Fier, Vlorë, Gjirokastër 7 ankimime; dhe në fund Agjencia Rajonale e Mjedisit Berat, Elbsan, Korcë me 6 ankimime. Ndërkohë, për vitin 2022 deri tani Komisioni i Shqyrtimit të Ankimimeve ka administruar 18 ankime administrative, nga të cilët janë shqyrtuar 10 ankime dhe është vendosur për lënien në fuqi të 7 prej tyre dhe shfuqizimin e tre të tjerëve. Ndërkohë 8 ankimet e mbetura janë në proces mbledhje të dhënash dhe shqyrtimi nga komisioni.

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.