NJOFTIM
Ju informojmë se në zbatim të Ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” i ndryshuar, Ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit” i ndryshuar; Ligjit nr. 10440, datë 07.07.2011 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 116/2014, datë 11.09.2014, “Për Akreditimin e organeve të Vlerësimit të Konformitetit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, dhe VKM nr. 672, datë 12.11.2025 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Integruar Mjedisor (SIM)”, VKM Nr.419/2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A dhe B, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB-ja, VKM-së Nr. 247, datë 30.04.2014 “Përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimarrjen mjedisore”, i ndryshuar, njoftojmë se publikimin e konsultimeve me publikun mund ti shikoni edhe në portalin sim.gov.al, seksioni Navigo Portalin, nënseksioni Dëgjesat e Publikuara.
NJOFTIM
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë subjektet të cilët disponojnë një leje mjedisi me status aktive dhe nuk kanë paguar ende tarifën vjetore të lejeve mjedisore që disponojnë sipas VKM 417, date 25.06.2014, “Per miratimin e tarifave te lejeve te mjedisit”, i ndryshuar duke specifikuar PN-përkatëse për të cilën paguhet si dhe një kopje origjinale të dorëzohet në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit
NJOFTIM
Referuar ndryshimeve ligjore përkatësisht Ligjit Nr. 67/2024 Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 10440, Datë 7.7.2011, “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, i ndryshuar, Neni 30/1 “1. Aktet e emërtuara “Vendim për VNM paraprake”/ “Vendim për VNM të thelluar” / “Deklaratë mjedisore”, për të cilat aplikimi është kryer në Qendrën Kombëtare të Licencimit, në zbatim të vendimit nr. 13, datë 4.1.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedures së vlerësimit të ndikimit në mjedis”, të shfuqizuar, dhe rezultojnë të regjistruara aktive në Regjistrin Kombëtar të Lejeve dhe Licencave, shfuqizohen për shkak të moskategorizimit si leje, licencë apo autorizim, sipas legjislacionit në fuqi.

Lajme rreth aktiviteteve të fundit