Ne kuader te anetaresimit te Agjencise Kombetare te Mjedisit te Shqiperise ne `EPA Network` ( Rrjeti i Agjencive Europiane te Mjedisit) dhe nismes se ndermare nga vendet e Ballkanit Perendimor, anetare te ketij rrjeti per forcimin e bashkepunimit dhe te shkembimit te eksperiences mes tyre dhe njekohesisht me ato te vendeve anetare, u organizua ne Zagreb takimi i `Grupit te Interesit` te ngritur per kete qellim.
Ne kete `Grup Interesi` bejne pjese vendet e Ballkanit Perendimor : Shqiperi, Kosove, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje & Hercegovine. Serbi te udhehequr e mbeshtetur ne kete inisiative nga Kroacia dhe Austria si dhe Agjencia Europiane e Mjedisit. Ne kete grup bejne pjese gjithashtu edhe vende si Sllovakia, Hungaria e Italia te cilat do te mbeshtesin teknikisht dhe me pervojen e tyre punen e ketij grupi me qellim formulimin e qarte te paketave te punes dhe prioriteteve te vendeve te Ballkanit Perendimor dhe orientimit sa me te mire te nderhyrjeve ne te ardhmen.
Ne fokus te kesaj inisiative eshte bashkepunimi me qellim hartimin e nje plani strategjik te perbashket qe do te synoje ngritjen dhe frocimin e bashkepunimit te Agjencive te Mjedisit te vendeve te Ballkanit Perendimor si dhe ngritjen e kapaciteteve te tyre e shkembimin e eksperiencave me vendet me te zhvilluara, anetare te EEA-se ( Agjencise Europiane te Mjedisit) dhe BE-se. Ky proces do ti paraprije zhvillimit dhe ngritjes se metejshme te kapaciateteve te ketyre agjencive ne peputhje me standartet e kerkuara ne nivel Europian dhe pergatija e tyre si vende potenciale anetare te EEA-se, proces qe do shkoje paralelisht me anetaresimin e tyre ne BE.
Grupi i punes do te filloje te konkretizoje punen e tij me pergatitjen e profileve te secilit vend dhe agjenci ne nivel: detyrash, funksionesh, pergjegjesish, performancash, kapacitetesh, raportimesh, problematikash, me te cilat ato hasen dhe me tej me identifikimin e nevojave dhe prioritarizimin e tyre. Te gjitha keto faza do te kalojne neper nje proces diskutimesh e konsultimesh te ketij Grupi Interesi me nje axhende takimesh te mire percaktuar dhe te mbeshtetur nga Agjencia Europiane e Mjedisit.
Kjo inisiative do ti sherbeje forcimit e konsolidimit te metejshme dhe rritjes se performances se agjencive te mjedisit te Ballkanit Perendimor, perfshire edhe ate te Shqiperise ne perputhje me kerkesat e percaktuara nga legjislacioni kombetar ne fuqi dhe njekohesisht zbatimit me korrektesi e permbyshjes me sukses te standarteve dhe kerkesave te percaktuara nga dokumentat strategjike ne nivel Europian, Rajonal e me gjere si kusht i rendesishem i integrimit europian ne pergjithesi e atij ne EEA ne vecanti.