Agjencia Kombetare e Mjedisit

Ndryshimi i cilësisë së ujërave të lumenjve 2014-2015

Agjencia Kombetare e Mjedisit ka realizuar hartografimin e vleresimit te ndryshimit te cilesise se ujrave te lumenjve per vitet 2014-2015.
Rrjeti i monitorimit te lumenjve kryesore ne Shqiperi behet permes 34 stacioneve te monitorimit te shperndare ne 6 basenet kryesore.
1- Drini
Viti 2014 krahasuar me vitin 2015 ka patur permiresim ne 3 stacione, ne 1 stacion eshte e pandryshuar dhe kemi perkeqesim nga “e mire” ne “e moderuar” ne 1 stacion
2- Mati
Ne basenin e Matit jane 4 stacione montiroimi 1 e perkeqesuar me dy shkalle dhe dy stacione te perkeqesuara me nje shkalle, 1 stacion ne uren e Fanit e pa ndryshuar
3- Erzeni
Ne stacionet e monitorimit per lumin e Ishmit deget e te cilit jane Lumi i Lanes dhe Lumin e Tiranes gjendja eshte e pandryshuar me cilesi “te keqe”, per shkak te shkarkimit te ujerave urbane ne keta dy lumenj. Perjashtim ben stacioni ne Uren e Brarit ku gjendja eshte permiresuar. Perkeqesuar eshte edhe rrjedha kryesore e lumit te Erzenit
4- Shkumbini
Ne basenin e Shkumbinit gjendja eshte perkeqesuar ne stacionin prane Perrenjasit dhe prane qytetit te Elbasanit. E njejte mbetet gjendja ne stacionin prane qytetit te Cerrikut, dhe permiresohet gjendja ne dalje te qytetit te Rrogozhines nga gjende e keqe ne gjendje te “moderuar”
5- Semani
Monitorohet kryesisht ne pjesen e poshtme te basenit. Ka perkeqesim ne Kucove dhe Uren Vajgurore. Gjendja mbetet konstante ne hyrje te qytetit te Beratit, dhe ne Fier ne degen e Gjanices gjendja mbetet “e keqe”
6- Vjosa
Ne pergjithesi gjendja eshte “e mire” mbetet e pa ndryshuar pothuajse ne te gjithe stacionet. Ka nje renie te lehte nga gjendje “shume e mire” ne gjendje te mire ne stacionin Carcove
I mëparshëm DRM neper rrethe takim me shkollat per edukimin e brezit te ri mbi mbrojtjen e mjedisit

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.