NENSHKRUHET MEMORANDUMI I BASHKEPUNIMIT MIDIS `AGJENCISE KOMBETARE TE MJEDISIT ` DHE QENDRES MJEDISORE ` reVision` ME OBJEKT FILLIMIN E PROJEKTIT ` FLUMI`
Agjencia Kombetare e Mjedisit nepermjet Drejtorit te Pergjithshem te saj Z. Julian Beqiri dhe perfaqesuesit te `Qendres Mjedisore REVISION` Z. Klajd Kruja, nenshkruan midis tyre ne daten 2 Qershor 2014 nje `Memorandum Bashkepunimi `. Nepermjet tij synohet bashkepunimi dhe ndihma reciproke me qellim zbatimin e projektit ` Flumi`. Ky projekt do te kete si objektiv te tij pastrimin e lumenjve te Shqiperise. Ai do te startoje me `fazen pilot` qe do te perqendrohet ne pastrimin e rrjedhes se lumit Erzen .
Projekti do te kete ne fokus te tij, jo vetem nderhyrjet konkrete me qellim pastrimin e brigjeve te Lumit Erzen, por njekohesisht ai do te paraprihet nga nje faze studimore e cila do te nxjere ne pah problematiken qe lidhet me situaten aktuale te menaxhimit te mbetjeve te ngurta ne burim, rrjedhe dhe derdhje te lumit Erzen, qe do te shoqerohet gjithashtu edhe me pergatitjen e nje raporti vleresimi dhe analizash te kryera per kete qellim. Ky do te sherbeje si baze per pergatitjen me tej te ` Planit te Punes ` se pastrimit dhe sistemimit te brigjeve pergjate Lumit Erzen.
Nje nga objektivat e rendesishme te ketij projekti do te jete gjithashtu edhe ndergjegjesimi ne nje shkalle te larte i publikut ne pergjithesi dhe komuniteve lokale qe jetojne prane dhe pergjate rrjedhes se lumit Erzen ne vecanti , mbi rendesine dhe vemendjen qe keta duhet ti kushtojne pasurive natyrore e ne menyre te vecante atyre ujore si dhe ruajtjes dhe mire menaxhimit te tyre duke respektuar parimet baze te zhvillimit te qendrueshem.
Nje elementet e rendesishem ku do te bazohet bashkepunimi per zbatimin me sukses te ketij projekti pilot, do te jete partneriteti dhe bashkepunimi edhe me institucionet vendore ( bashki e komuna) bazuar ne ndergjegjesimin dhe rritjen e shkalles se perfshirjes dhe pjesemarrjes se tyre ne kete projekt si dhe sigurimi i mbeshtetjes se tyre me qellim implementimin e suksesshem te tij dhe sigurimin e vemendjes dhe kujdesit te vazhdueshem te pushtetit lokal ndaj pasurive natyrore nen territorin qe keto administrojne apo edhe ne afersi te tyre.
Projekti eshte parashikuar qe te finalizohet me propozimin e masave dhe rekomandimeve si te natyres ligjore ashtu edhe ato qe kane te bejne me administrimin e mire te ketyre pasurive natyrore me qellim ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre nga ndikimet me efekte negative mjedisore qofshin keto nga ndikimet njerezore ashtu edhe ato te shkaktuara nga faktoret natyrore.
Nderhyrja ne Lumin Erzen do te jete faza e pare dhe pilot e nje seri nderhyrjesh te tjera te te njejtes natyre qe do te vijojne me tej ne gjithe lumenjte kryesore dhe me te prekur nga efektet negative dhe me impakt mjedisor te dukshem ne gjithe vendin.
Keto do te jene nderhyrjet e para te kesaj natyre, nepermjet te cilave do te synohet edhe ndergjegjesimi dhe perfshirja e shkalle te gjere perfaqesuesish te komuniteteve lokale dhe grupeve te tjera te interesit.
Per me shume lexoni Memorandumin e Bashkepunimit!
Memorandum Bashkepunimi