Agjencia Kombetare e Mjedisit

Mbi shqyrtimin e dhënien e vendimeve për VNM të projekteve infrastrukturore

AKM, si autoriteti kompetent, midis aktiviteteve të tjera, bazuar në Ligjin Nr. 10 440, date 07.07.2011, Shtojca II, Pika 10, shqyrton dhe jep vendimin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, edhe për ‘’Prodhime infrastrukturore’’.

Përpara dhënies së vendimit për këto aktivitete, AKM është konsultuar me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), si autoriteti koordinues e mbështetës për autoritetet e planifikimit të çdo niveli, në ecurinë e procesit të hartimit të instrumenteve të planifikimit të territorit.

AKPT bën me dije se Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e datës 22.08.2014, mori Vendimin Nr. 1 “Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo-territoriale”, ku ndër të tjera vendosi:

Pika 3: Pezullimin e lejeve të reja zhvillimore dhe pezullimin e planeve të detajuara vendore nga të gjitha autoritetet e qeverisjes vendore deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015.

Pika 4: Gjatë periudhës së pezullimit autoritetet e planifikimit lejohen të japin leje zhvillimore vetëm për këto raste përjashtimore:

a) punime të infrastrukturës;

b) struktura publike;

c) ndërhyrje me karakter emergjent;

d) leje zhvillimore për interes publik, shtetëror dhe kombëtar;

e) leje zhvillimore për struktuara me funksion prodhues, industrial përfshirë këtu ato me material porositës, turistik si dhe struktura në funksion të prodhimit, përpunimit dhe distribucionit të produkteve bujqësore dhe blegtoriale, pas konfirmimit nga AKPT dhe informimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, lidhur me konformitetin e zhvillimit të propozuar me instrumentet kombëtare dhe ose vendore të planifikimit të miratuara ose në proces;

Për sa më sipër AKM njofton se:

Aplikimet për instalimet e mësipërme, do të merren në shqyrtim nga AKM, pasi të marrë përputhshmërinë dhe konfirmimin nga Vendimet e AKPT dhe KKT.

I mëparshëm AKM zhvillon një konferencë për shtyp mbi monitorimin e cilësis së ajrit

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.