Agjencia Kombetare e Mjedisit

Informacion vjetor mbi raportin e cilesise se ajrit ne Europe

Ndotja e ajrit përbën rrezikun më të madh të shëndetit mjedisor në Europë. Ajo shkurton jetëgjatësinë e njerëzve dhe kontribuon në sëmundje të rënda të tilla si sëmundjet e zemrës, problemet e frymëmarrjes dhe kancerin. Raporti i ri i publikuar sot nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) vlerëson se ndotja e ajrit vazhdon të jetë përgjegjëse për më shumë se 430 000 vdekje të parakoheshme në Europë.

Raporti i vitit 2015 për Cilësinë e Ajrit në Europë, përgatitur nga Agjencia Europiane e Mjedisit (‘Air quality in Europe — 2015 report’), shqyrton ekspozimin e popullsisë Europiane ndaj ndotësve të ajrit dhe ofron një pasqyrim të cilësisë së ajrit në baze të të dhënave nga stacionet zyrtare monitoruese në të gjithë Europën (shih tabelën mëposhtë në formatin exel). Ajo tregon se shumica e banorëve të qytetit vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj ndotësve të ajrit në nivele që konsiderohen të pasigurta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ndotësit më problematikë që ndikojnë në shëndetin e njeriut janë grimcat pezull të respirueshme (Particulate matter-PM), ozoni në shtresat e ulëta të atmosferës (O3) dhe dioksidi i azotit (NO2). Vlerësimet e ndikimit në shëndet që lidheshin me ekspozimin afatgjatë ndaj grimcave PM2.5 treguan se ky ndotës ishte përgjegjës për 432 000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2012, nivel ky i ngjashëm me atë të vlerësuar në vitet e mëparshme. Ndikimet e vlerësuara të ekspozimit ndaj NO2 dhe O3 ishin rreth 75 000 dhe 17 000 vdekje të parakohshme, respektivisht. Raporti gjithashtu ofron vlerësime të vdekjeve të parakohshme në nivel vendi. (Shih tabelën më poshtë)

‘Pavarësisht përmirësimeve të vazhdueshme në dekadat e fundit, ndotja e ajrit vazhdon të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve Europianë, duke ulur cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë e tyre’; – tha Drejtori Ekzektutiv i EEA-së Z. Hans Bruyninckx. ‘Ajo gjithashtu ka ndikime të konsiderueshme në ekonomi, duke rritur shpenzimet mjekësore dhe duke ulur produktivitetin përmes ditëve të humbura të punës në të gjithë ekonominë’.

Krahas shëndetit, ndotësit e ajrit kanë gjithashtu një ndikim të dëmshëm në jetën e bimëve dhe ekosistemet. Këto probleme, duke përfshirë eutrofikimin e shkarkuar nga amoniaku (NH3) dhe oksidet e azotit (NOx), si dhe dëmet e shkaktuara nga O3 tek bimët, janë ende të përhapura në gjithë Europën.

Per me shume –> Raporti vjetor i EEA mbi cilesine e ajrit ne Europe

I mëparshëm Akm i bashkohet nismes “Te pastrojme Shqiperine”

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.