Agjencia Kombetare e Mjedisit

`I live Green! Video Konkurs Ndërkombëtar
Mer pjesë dhe fito !

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ka kënaqësinë të ftojë dhe inkurajojë gjithë të interesuarit dhe apasionuarit pas mjedisit dhe promovimit të vlerave të tij, që ti bashkohen Video- Konkursit të shpallur së fundmi nga Agjencia Europiane e Mjedisit me temë `Unë Jetoj Gjelbër`. Kjo është një iniciativë e nivelit europian, që do të finalizohet me shpalljen e fituesve për secilën nga kategoritë e lancuara:

1- Ushqim i qëndrueshëm
2- Ajër i pastër
3- Ujë i pastër
4-Mbetje minimale

Video-klipet konkuruese, duhet të përcjellin mesazhe të lidhura me tematikat e kategorive të lancuara. Kohëzgjatja e tyre duhet të jetë nga 30 – 44 sekonda dhe nuk duhet të përmbajë tekst, fjalim, bashkëbisedim etj. Ato mund të shoqërohen nga efekte apo kolona zanore. Afati kohor, brenda të cilit duhen dorëzuar `Video- Klipet` konkuruese është data 31 Mars 2018. Mosha e konkurenteve duhet të jetë mbi 18 vjec. Për fituesit e konkursit, do të ketë edhe cmime monetare, te përcaktuara nga organizatorët. Për më shumë detaje në lidhje me rregullat e pjesëmarrjes klikoni në:
https://www.eea.europa.eu/about-us/competitions/i-live-green-video-competition/i-live-green-video-competition

Urojmë e shpresojmë që sa më shumë konkurentë nga Shqipëria të marrin pjesë në këtë konkurs ndërkombëtar me tematikë mjedisore.

I mëparshëm Takimi i AKM me INCA Albania mbi “Procedurat e VNM/VSM”

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.