Agjencia Kombetare e Mjedisit

CLC 2012 – Corine Land Cover

Agjencia Kombetare e Mjedisit prezantoi sot ne nje Konference per mediat, ne prani te Ministrit te Mjedisit Z. Lefter Koka harten e mbuleses se siperfaqes tokesore te Shqiperise (2012) bazuar ne te dhenat dhe imazhet satelitore te ofruara nga Agjencia Hapsinore Europiane (ESA). Ky produkt eshte dinalizim i projektit `Corine Land Cover Albania 2012` (Hartografimi i Mbuleses Tokesore 2012) i mbeshtetur financirisht nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

Objekt i punes ka qene hartografimi i mbuleses se siperfaqes tokesore te Shqiperise si dhe evidentimi i ndryshimeve qe kjo mbulese ka pesuar duke u bazuar ne verifikimet ne terren te hartes se meparshme te bere ne vitin 2006 duke perdorur imazhet satelitore te  vena ne dispozicion nga Agjencia Hapsinore Europiane.

Nepermjet informacionit te gjere dhe te plote mbi pamjet e mbuleses se siperfaqes tokesore te gjithe Republikes se Shqiperise te vitit 2012 krahasuar me harten e vitit  2006 jemi ne gjendje te nxjerrim perfundime te rendesishme ne lidhje me ndryshimet cilesore dhe sasiore qe mbulesa jone tokesore ka pesuar kryesisht si rezultat i nderhyrjeve te bera ne te (zjarret, prerjet, mbikullotja, erozioni) .

Puna per realizimin e ketij projekti te rendesishem eshte kryer teresisht nga eksperte shqipetrare te Agjencise Kombetare te Mjedisit.

I mëparshëm Raport i gjëndjes në mjedis të Tiranës

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.