Stafi I Agjensisë Kombëtare Të Mjedisit u bashkua sot me nismën e ndërmarrë nga bashkia e Tiranës për të pastruar kryeqytetin, e cila pati mbështetjen e mijëra qytetarëve.
Kjo nismë kishte për qëllim sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e komunitetit për rëndësinë e pastërtisë së vendit ku jetojmë.
Agjensia Kombëtare e Mjedisit dha ndihmën e saj në këtë iniciativë sociale për të mundësuar një mjedis më të pastër përgjatë rrugës Sami Frashëri deri tek Liqeni.
AKM vijon të japë kontributin e saj për pastrimin e ambjentit që na rrethon .