




Agjnecia Kombëtare e Mjedisit së bashku me Institutin për Ruajtjen e Natyrës (INCA), në kuadër të projektit CO-SEED – “Shoqëria Civile vepron për Zhvillimin Social – Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm”, zhvilluan takimin mbi “Procedurat e VNM/VSM – analiza, rekomandimet dhe shembujt më të mirë të zbatimit të tyre”.
Gjate takimit drejtori i AKM-se Z. Edison Konomi theksoi se në 6-mujorin e parë të 2018 do rishikohen licencat e studiove mjedisore.
Pjesë e këtij takimi ishin organizata të shoqërisë civile, inxhinier mjedisor dhe ekspertë të fushës.