Drejtuar: Eksperëve të licensuar për Hartimin e Raporteve të VNM-ve
Bazuar ne Ligjin Nr. 10 440 date 07.07.2011, ‘’Per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis’’, AKM merr ne shqyrtim dhe jep vendimin per aplikimet qe duhet te paisen me Vendim apo Deklarate Mjedisore, duke shqyrtuar Raportet e VNM, hartuar nga eksperte te licensuar nga Ministria e Mjedisit.
- Per nje mbarevajtje te punes per te dyja palet e perfshira ne vleresimin e Raporteve te VNM (AKM dhe Eksperti qe harton Raportet), ju bejme me dije se AKM nuk do te marre ne shqyrtim asnje aplikim ne rast se Relacioni Teknik dhe Raporti i VNM per projektin e propozuar, nuk do te jete i hartuar ne forme e permbajtje sipas kerkesave te percaktuara shume qarte ne VKM Nr. 13, datë 4.1.2013, ‘’Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis’’.
- AKM ne shqyrtimin e Raporteve te VNM, bazohet ne Shtojcen I dhe III te VKM-se, ‘’Kriteret ndihmëse për shqyrtimin e raporteve të VNM-së dhe marrjen e Vendimeve Perkatese’’.
- Lidhur me formatin e hartimit te Raporteve te VNM-ve, ekspertet duhet te bazohen neSHTOJCEN II te VKM, ku jepet qarte struktura e renditjes dhe informacionit që përmban raporti i VNM-së.
- Ne publikimet e AKM, gjendet edhe VKM Nr. 13, date 04.01.2013, me shtojcat perkatese, te cilat do t’iu vijne ne ndihme te gjithe eksperteve, per te hartuar Raportet e VNM, konform ligjeve ne fuqi.