Agjencia Kombetare e Mjedisit

Monitorimi paraprak i liqeneve të Tiranës

Agjencia Kombetare e Mjedisit ka kryer nje monitorim paraprak te cilesise se liqeneve ne qytetin e Tiranes perfshi kampjonimin ne tre liqenet si: liqeni artificial i Tiranes, liqeni i Farkes dhe liqeni i Kasharit.

Thellesia e liqeneve eshte e vogel dhe kjo ben qe ujerat e tyre te perzihen vazhdimisht. Temperatura e ujerave te liqeneve varion nga 20.9°C – 21.3 ° C.

Nga rezultatet e analizave gjykojme qe ujerat jane te ngopura me oksigjen me vlera qe variojne nga 8 – 9 mg/l.

Referuar vlerave te nevojes kimike per oksigjen, Liqeni i Farkes paraqet vleren me te ulet qe tregon qarte impakt shume te ulet ndotjeje dhe nivel me te larte te nevojes kimike per oksigjen u vu re ne Liqenin e Kasharit ku vlera e se ciles e klasifikon kete liqen ne nivel eutrofik. Vlerat e nevojes biokimike per oksigjen tregojne impaktin biologjik ne ujera si pasoje e shkarkimeve ne ujera, ku rezulton e larte ne Liqenin e Kasharit.

Permbajtja e azotit rezulton e ulet (< 1 mg/l).

Ne krahasim me vleren limite per ujerat e embel per rritjen e peshqeve ( 0.2 mg/l ) permbajtja e amonjakut eshte e ulet ( 0.017 – 0.), megjithate nuk duhet neglizhuar si element ndotes, pasi prania e tij ne perqendrime te larta ka veprim toksik për peshqit.

Vlerat e permbajtjes se nitrateve variojne nga 0.02 – 0.15 mg/l duke i klasifikuar ujërat e liqeneve te cilesise oligotrofike.

Permbajtja e fosforit eshte faktori kryesor qe percakton shkallen e eutrofikimit ne ujerat e liqenit.

Vlerat e monitorimit paraprak te kryer nuk e tejkalojne vleren kufi te ujerave oligotrofike 10 μg/l. Permbajtja e ketij parametri variojne nga perqendrimi < 0.005 mg/l – 0.045 mg/l. Referuar ketij parametri ujerat klasifikohen si oligotrofike.

Monitorimi paraprak ve ne dukje se vlerat e larta te nevojes biokimike per oksigjen ne Liqenin e Kasharit tregojne impaktin e shkarkimeve ne liqen nga banesat perreth.

Eshte nje monitorim paraprak i cili i hap rrugen nje monitorimi me te detajuar per vitin 2016 per te patur te dhena ne stine te ndryshme dhe per te pasqyruar nje panorame me te sakte te nutrienteve ne liqen.

 

I mëparshëm Takimi shumepalesh mbi “Ndertimin e nje Regjistri Shkarkimit dhe Transferimit te Ndotesve ne Shqiperi”

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.