Agjencia Kombetare e Mjedisit

Iniciativa e forcimit të bashkëpunimit të Agjencive të Mjedisit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor

 

Ne kuader te iniciatives se  forcimit te  bashkepunimit dhe rritjes se kapaciteteve  mes  Agjencive te Mjedisit te Vendeve te Ballkanit Perendimor, ku ben pjese  edhe  Agjencia Kombetare  e Mjedisit te Shqiperise,  po punohet dhe eshte  drejt finalizimit  hartimi i Termave te References  mbi aktivitetin, projektet e  bashkepunimit, fushat prioritare  ku do te  orientohet,  identifikimi I instrumentave financiare  qe mund ta mbeshtesin ate  etj. .

 

Secili nga vendet e  Ballkanit  Perendimor, pjese e  kesaj iniciative , ka shprehur opinionet dhe propozimet  e veta  ne  kete  Draft  Termash Reference  dhe pritet  qe ne takimin e radhes se Grupit  te Interesit  te  ngritur per  kete qellim ku bejne pjese  : Shqiperia, Mali Zi, Maqedonia, Serbia,Kosova dhe Bosnja Hercegovina     te  behet edhe prezantimi i tyre tek gjithe anetaret e  EPA Network  ku bejne pjese  gjithe vendet Europiane anetare  te  ketij rrjeti.

 

Ne menyre te perbledhur  keto Terma Reference  vendosin piketat e  bashkepunimit  te  Agjencive te vendeve anetare te kesaj iniciative ( Ballkanit  Perendimor)  si dhe aktivitetet ne fushat konkrete  te nderhyrjes ne kete kuader. Kjo iniciative  mbeshtetet  nga  Agjencia Europiane e Mjedisit, Agjencia e Mjedisit te  Austrise si dhe  Agjencia e Mjedisit te Kroacise.

 

I mëparshëm NJOFTIM PËR NR. E LOGARISË BANKARE PËR TARIFAT VJETORE

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.