“Mbi procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektet e rindërtimit të objekteve të shembura nga tërmeti i datës 26 nëntor, 2019”
Pas fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga tërmeti i datës 26.11.2019, në kuadër të rindërtimit të objekteve të shembura (objekte banimi, institucione arsimore etj), Agjencia Kombëtare e Mjedisit ju bën me dije se:
Bazuar në Shtojcat I dhe II, të Ligjit 10 440, datë 07.07.2011 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, të ndryshuar, do të përjashtohen nga procesi i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, ato projekte që do të ngrihen mbi të njëjtin truall dhe që do të respektojnë të njëta kondicione urbanistike me objektin ekzistues.
Në rast se projektet e rindërtimit do të kenë ndryshime thelbësore si zgjerim në sipërfaqe, në funksion etj, zhvillimi i projektit shoqërohet me ndikim në mjedis dhe duhet t’i nënshtrohet procedurave të VNM-së.
Për lehtësi procedurash, lutemi drejtohuni zyrtarisht pranë AKM-së, ku kërkesa për vlerësimin e procedurës duhet të përmbajë një përshkrim të shkurtër të projektit, skica, planimetri, sipas të cilave do të bëhet krahasimi i ish-objektit me projektin e ri.
Per me shume informacion materiali i plote ne linkun e meposhtem :