![](https://akm.gov.al/wp-content/uploads/2022/03/16177676_1228507867218040_4076988726655797536_o-1024x768.jpg)
![](https://akm.gov.al/wp-content/uploads/2022/03/16179492_1228507787218048_3020096175922186835_o-1024x768.jpg)
![](https://akm.gov.al/wp-content/uploads/2022/03/16299981_1228507613884732_3738653290615121035_o-1024x768.jpg)
![](https://akm.gov.al/wp-content/uploads/2022/03/16300055_1228507930551367_9103637910005263595_o-1024x768.jpg)
![](https://akm.gov.al/wp-content/uploads/2022/03/16179244_1228507987218028_2084322372651315287_o-1024x768.jpg)
![](https://akm.gov.al/wp-content/uploads/2022/03/16299882_1228507543884739_5086790548193117147_o.jpg)
Agjencia Kombëtare e Mjedisit forcon kontrollin e ndotjes në territorin e Shqipërisë.
Sot, në ambientet e Hotel Tirana Internacional, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), lançuan vënien në punë të regjistrit online të shkarkimeve dhe të transferimit të ndotësve në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Ky regjistër mundëson që publiku të ketë qasje online në informacionin mjedisor për 250 kompanitë më të mëdha, në lidhje me sasinë vjetore të shkarkimeve (emetimeve) të ndotësve në:
• Ajër, Ujë, Tokë (kg/vit) (duke përfshire të gjitha shkarkimet: e qëllimshme, aksidentale, rutinë dhe jo rutinë, ku shkarkimet aksidentale raportohen veçmas).
• Transferimin e mbetjeve dhe ndotësve në ujërat e ndotura (ton/vit) (lëvizja e mbetjeve të destinuara për te impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane përtej kufijve të një aktiviteti ndotës, që mund të kryhet nëpërmjet një kanali ose ndonjë mjeti tjetër si psh konteniere apo tankerë)
• Për 91 ndotës kryesor duke përfshirë metalet e rënda, pesticidet, gazet me efekt serë (GHG-të) dhe dioksinat.
• Shkarkimet nga burimet difuze kur kemi disponueshmëri të dhënash në ajër, ujë dhe tokë, të transferimeve të mbetjeve dhe të ndotësve jashtë objektit (off-site), si dhe në Ujërat e Ndotura Urbane.
Tashmë me vënien në punë të këtij rregjistri Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit Europian të raportimit për ndotësit e mëdhenj që janë subjekt i këtij raportimi, ku Agjencia Kombëtare e Mjedisit është përgjegjëse për zbatimin e saj.
Vlen të theksohet se vënia në punë e këtij rregjistri dhe njëkohësisht grumbullimi me sukses i të dhënave mbi komponentët ndotës në territorin e Shqipërisë do të rrisë mundësinë për një vlerësim sa më efikas të zonës ku do të jepet një leje mjedisore gjë që do të mundësonte shmangien e konflikteve të mundëshme me banorët, do të shtojë kërkesat për operatorët mbi zgjerimin e vëndeve të punës (specialistët teknikë) si dhe do të rritet përgjegjshmëria e laboratoreve mjedisore monitorues përsa i përket saktësisë dhe besueshmërisë se të dhënave të tyre.