Ne ambientet e Hotel Tirana Internacional, po zhvillohet takimi i organizuar nga Agjencia Kombetare e Mjedisit dhe REC, ne kuader te projektit “Mbeshtetje per Themelimin dhe Avancimin e Regjistrave te Shkarkimit dhe Transferimit te Ndotesve (PRTRs) ne vendet e Ballkanit Perendimor dhe ne Monldavi “, financuar nga Ministria Federale Gjermane per Mjedisin.
Qellimi i ketij takimi shumepalesh jane :
– te siguroje nje pasqyrim te projekteve te bera gjate tri viteve te fundit ne lidhje me zhvillimet per ndertimin e PRTR
– te informoje lidhur me mundesite e reja qe siguron projekti aktual dhe diskutimi per hapat e ardhshem per mirefunksionimin e PRTR ne Shqiperi
– te identifikoje veshtiresite dhe nevojat e tanishme
– te diskutoje rekomandime dhe te dakordohet lidhur me hapat e ardhshem per fillimin e nje PRTR operacional, me perfshirjen e autoriteteve dhe grupeve kryesore te interesit.
Pjesemarres ne kete takim jane nga Ministria, bizneset dhe grupe interesi mbi PRTR.