Ne kuader te iniciatives se forcimit te bashkepunimit dhe rritjes se kapaciteteve mes Agjencive te Mjedisit te Vendeve te Ballkanit Perendimor, ku ben pjese edhe Agjencia Kombetare e Mjedisit te Shqiperise, po punohet dhe eshte drejt finalizimit hartimi i Termave te References mbi aktivitetin, projektet e bashkepunimit, fushat prioritare ku do te orientohet, identifikimi I instrumentave financiare qe mund ta mbeshtesin ate etj. .
Secili nga vendet e Ballkanit Perendimor, pjese e kesaj iniciative , ka shprehur opinionet dhe propozimet e veta ne kete Draft Termash Reference dhe pritet qe ne takimin e radhes se Grupit te Interesit te ngritur per kete qellim ku bejne pjese : Shqiperia, Mali Zi, Maqedonia, Serbia,Kosova dhe Bosnja Hercegovina te behet edhe prezantimi i tyre tek gjithe anetaret e EPA Network ku bejne pjese gjithe vendet Europiane anetare te ketij rrjeti.
Ne menyre te perbledhur keto Terma Reference vendosin piketat e bashkepunimit te Agjencive te vendeve anetare te kesaj iniciative ( Ballkanit Perendimor) si dhe aktivitetet ne fushat konkrete te nderhyrjes ne kete kuader. Kjo iniciative mbeshtetet nga Agjencia Europiane e Mjedisit, Agjencia e Mjedisit te Austrise si dhe Agjencia e Mjedisit te Kroacise.