Agjencia Kombetare e Mjedisit

Raporti për Gjëndjen e Mjedisit 2012

Raporti për Gjnëdjen e Mjedisit 2012 është botim i Ministrisë së Mjedisit. Pregatitja e tij u  realizua nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Raporti i Gjendjes në Mjedis është pregatitur  në mbështetje të Ligjit 10431, datë 09/06/2011,” Për Mbrojtjen e Mjedisit’’ dhe në zbatim  të VKM nr 1189, datë 18/11/2009 ” Për rregullat dhe proçedurat për hartimin dhe zbatimin  e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit” si dhe në kuadër të zbatimit të Programit  Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për vitin 2012 të miratuar me Nr.159  datë  03.11.2011. Raporti paraqet gjendjen e mjedisit, komenton dhe analizon treguesit mjedisor  të gjendjes dhe të trysnisë  nënivel kombëtar, vlerëson tendencën e treguesve të matur dhe  jep rekomandime  për të lehtësuar vlerësimin dhe efektivitetin e masave të  politikave  mjedisore të zbatuara deri tani. Ky raport përshkruan  rëndësinë e komponentëve  mjedisor, gjendjen  në mjedis, ndikimet në mjedis dhe shëndetin e njerëzve,  forcat shtytëse ( burimet e ndotjes),  presionet (ndikimi në mjedis). Gjithashtu përshkruan zbatimin e politikave mjedisore si dhe jep masa dhe rekomandime  për përmirësimin e situatës mjedisore.

Raport Për Gjëndjen e Mjedisit 2012

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.