Mbështetur në pikën 19 të VKM-së Nr. 371, datë 11.6.2014 “Për miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre”, dhe Urdhërit të Ministrit të Mjedisit Nr. 135, datë 16.4.2015 “Për miratimin e mënyrës së administrimit të formatit të regjistrit të transfertave individuale dhe të regjistrit kombëtar të transfertave, si dhe mënyrën e administrimit të tyre”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit njofton se:
1- Regjistri i transfertave individuale të mbetjeve të rrezikshme mbahet nga dorëzuesi dhe marrësi i mbetjeve të rrezikshme në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, sipas formatit në shtojcën 1 bashkëlidhur urdhërit Nr. 135, datë 16.4.2015.
Për më shumë –> Shtojca 1
2- Dorëzuesi dhe marrësi i mbetjeve të rrezikshme dërgojnë kopje të rregjistrit të transfertave individuale pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dy herë në vit, nga data 1 deri 15 Maj dhe nga data 1 deri 15 Nëntor.