Mbështetur në Ligjin Nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, në VKM-në nr. 371, datë 11.6.2014 “Për miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre” dhe në VKM-në nr. 229, datë 23.04.2014 “Për miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe informacionit që duhet të përfshihet në dokumentin e transferimit”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit njofton se të gjithë dorëzuesit dhe transportuesit e mbetjeve të rrezikshme dhe të parrezikshme, të cilët janë persona fizikë ose juridikë të pajisur me liçencë, duhet të pajisen me kodin unik, i cili merret vetëm një herë dhe është i përbërë nga 7 karaktere. Pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit paraqitet vetëm kërkesa me shkrim dhe ekstrakti i QKR-së. Ky shërbim kryhet pa pagesë.