Agjencia Kombetare e Mjedisit

MBI SHQYRTIMIN DHE DHËNIEN E VENDIMEVE PËR VNM TË PROJEKTEVE INFRASTRUKTURORE

AKM, si autoriteti kompetent, midis aktiviteteve te tjera, bazuar ne Ligjin Nr. 10 440, date 07.07.2011, Shtojca II, Pika 10, shqyrton dhe jep vendimin per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis, edhe per  ‘’Prodhime infrastrukturore’’.

Perpara dhenies se vendimit per keto aktivitete, AKM eshte konsultuar me Agjensine Kombetare te Planifikimit te Territorit (AKPT), si autoriteti koordinues e mbështetës për autoritetet e planifikimit të çdo niveli, ne ecurinë e procesit të hartimit të instrumenteve të planifikimit të territorit.

Duke u bazuar ne Vendimin Nr. 60, date: 29.12.2014, te Gjykates Kushtetuese, AKM ben me dije, se do te marre ne shqyrtim te gjitha aplikimet qe i nenshtrohen procedurave te VNM-ve, per projektet infrastrukturore.

*Dosjet do te shqyrtohen lidhur me ndikimin qe projekti ka ne mjedis.

*Per keto projekte do te vazhdoje konsultimi me AKPT-ne

*Vendimi do te jepet me kushte si me poshte:

1. Te behet aplikimi per Kontroll Perputhshmerie prane AKPT-se (ne rast se nuk eshte kryer)

2. Ky objekt te ndertohet ne perputhje te plote me Planin e Pergjithshem Vendor dhe Planin e Detajuar Vendor, te miratuar nga organet kompetente (AKPT, KKT, Bashkia/Komuna).

3. Ky vendim eshte i vlefshem, pasi te merret miratimi nga institucionet perkatese.

Faleminderit per bashkepunimin.

I mëparshëm NJOFTIM

Leave Your Comment

Na Kontaktoni

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.