Drejtoria e Regjistrave Mjedisore,Inovacionit dhe Analizave Mjedisore
Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) u krijua si ristrukturim i Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve në mbështetje, të ligjit Nr.10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e Mjedisit” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 568 datë 17.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizmin dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mejdisit si dhe “Urdhërit të Kryeministrit Nr. 23, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”.
Agjencia Kombetare e Mjedisit eshte nje institucion qendror publik në varësi të ministrit, që ushtron juridiksionin e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes zyrës qendrore të AKM-së dhe 4 Agjencive Rajonale të Mjedisit.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit financohet nga Buxheti i Shtetit dhe burimet e veta si dhe ka pavarësi në vendimmarrjen dhe kryerjen e funksioneve të saj, të parashikuara me Ligj. Agjencia Kombetare e Mjedisit e ka seline ne Tirane dhe ka vulen e vet.
AKM-ja ka për mision mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit si një pasuri jetike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, përdorimin e matur dhe racional të natyrës e të burimeve të saj në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Funksionet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit janë: a) Sigurimi i performancës mjedisore;
b) Kërkimi dhe dija mjedisore; c) Vlerësimi impaktit mjedisor dhe licencimi; si dhe d) Inspektimi dhe kontrolli tematik për respektimin e kërkesave ligjore e të kushteve mjedisore.
Save the Children believes every child deserves a future. In the U.S. and around the world, we give children a healthy start in life the Chief may also be involved in fire prevention.
On top of our attention to Politician and service is a commitment to excellence all qualities admire.
In 1985, WinShape Camps launched life-changing summers with our very overnight camp.
That early experience set the stage for how we do camps today creating fun and faithful places.
Krijon dhe menaxhon sistemin e informacionit mjedisor
Shqyrton kerkesat per vleresimin e ndikimit ne Mjedsi
Krijon dhe menaxhon Regjistrin e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve
I paraqet ministrit projektpropozime për mbështetje teknike të financuara nga buxheti i shtetit dhe donatorë ndërkombëtarë
Siguron informacion mjedisor për publikun në lidhje me çështjet mjedisore
Këshillohet dhe bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe inspektoratet e tjera në zbatim të legjislacionit mjedisor, përfshirë situatat e incidenteve, aksidenteve dhe emergjencave në mjedis
Siguron zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore
Përgatit formatin standard të kërkesës, informacionin që duhet të përmbajë kërkesa dhe formatin e lejes së mjedisit të tipeve “A” dhe “B” dhe ia propozon ministrit për miratim
Menaxhon sistemine te dhenave per pyjet
Percakton kushtet e lejes se tipeve A dhe B
Pergatit dhe Mbikqyr Inventarin Kombetar te Pyjeve
Pergatit raport administrative vjetor per veprimtarine e kryer
Monitoron pyjet në drejtim të zbatimit të detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare
Kjo agjenci kryen edhe funksione të tjera që i ngarkohen me legjislacion të posaçëm
Siguron zhvillimin dhe transferimin e teknologjive në lidhje me pyjet
I rekomandon ministrit të bëjë propozime për hartimin e akteve të reja, për ndryshime ligjore apo për çështje të tjera që lidhen me hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit
Përgatit informacione për çështje të ndryshme të mjedisit për ministrin, organe të qeverisjes qendrore dhe vendore, sipas kërkesës së tyre
Përgatit për ministrin informacione vlerësimi për ndikimet që mund të vijnë nga propozimet për miratim apo ndryshime legjislative në nivel kombëtar apo ndërkombëtar.
Organizon konferenca, seminare, trajnime në fushën e vet të veprimtarisë