Ne Diten Ndërkombëtare pa makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, Agjencia Kombetare e Mjedisit ka realizuar monitorimin e cilesise se ajrit urban ne qender te Tiranes. Monitorimi eshte realizuar me stacionin e levizshem per periudhen 22-23.09.2015 I cili synon vleresimin e ndikimit te makinave ne ndotjen e ajrit urban si dhe ne shendetin e popullates. Treguesit e monitoruar jane PM10, NO2, O3 , SO2 CO dhe Benzeni ku per PM10 vlerat e monitoruara jane mesatare ditore ndersa per treguesit e tjera vlera orare.