Raporti për Gjnëdjen e Mjedisit 2012 është botim i Ministrisë së Mjedisit. Pregatitja e tij u realizua nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Raporti i Gjendjes në Mjedis është pregatitur në mbështetje të Ligjit 10431, datë 09/06/2011,” Për Mbrojtjen e Mjedisit’’ dhe në zbatim të VKM nr 1189, datë 18/11/2009 ” Për rregullat dhe proçedurat për hartimin dhe zbatimin e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit” si dhe në kuadër të zbatimit të Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për vitin 2012 të miratuar me Nr.159 datë 03.11.2011. Raporti paraqet gjendjen e mjedisit, komenton dhe analizon treguesit mjedisor të gjendjes dhe të trysnisë nënivel kombëtar, vlerëson tendencën e treguesve të matur dhe jep rekomandime për të lehtësuar vlerësimin dhe efektivitetin e masave të politikave mjedisore të zbatuara deri tani. Ky raport përshkruan rëndësinë e komponentëve mjedisor, gjendjen në mjedis, ndikimet në mjedis dhe shëndetin e njerëzve, forcat shtytëse ( burimet e ndotjes), presionet (ndikimi në mjedis). Gjithashtu përshkruan zbatimin e politikave mjedisore si dhe jep masa dhe rekomandime për përmirësimin e situatës mjedisore.