Takimi i NFP -ve të vendeve të Europës dhe Ballkanit Perëndimor në Agjencinë Europiane të Mjedisit
Ne datat 17- 19 Shkurt u zhvillua takimi i rrjetit te NFP ve te vendeve te Europes perfshire ketu edhe Ballkanin Perendimor, anetare te EIONET/ EEA-se (Agjencise Europiane te Mjedisit).
Ne kete takim mori pjese edhe NFP Shqiperia Z.Julian Beqiri, Drejtor Pergjithshem, AKM-se.
Gjate tre diteve te takimit pati diskutime te shumta e me interes per gjithe vendet anetare te EU/EEA-se dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ( BP). Me interes te vecante ishin tematikat ne lidhje me ecurine dhe progresin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne drejtim te performances se raportimeve dhe monitorimeve si dhe konsolidimit te ketyre dy proceseve. U diskutua gjithashtu mbi mundesite e forcimit te bashkeunimit te ketyre vendeve me organizata e programe qe veprojne ne fushen e mjedisit dhe mbeshtesin vendet e BP ne inisiativa qe nxisin ecurine e ketyre vendeve ne fushen e mjedisit.
Gjate takimit u diskutua organizimi i nje axhende te perbashket aktivitetesh me vendet e tjera te Ballkanit perendimor dhe rakordimi mes tyre ne lidhje me Lancimin e `SOER 2015, State and Outlook` ne vendet e Ballkanit. Aktiviteti kryesor i Lanchimit te ketij botimi 5 vjecar te rendesishem per gjtihe vendet e Europes perfshire edhe Shqiperine, do te jete ne 4 Mars 2015 ne Bruksel e do te shoqerohet nga nje sere aktivitetesh e takimesh te nivelit te larte qe do te vijojne edhe ne datat 5 dhe 6 Mars .
Ne kete kuader, Drejtori i AKM -se njekohesisht edhe NFP per Shqiperine shprehu vullnetin e vendit tone per organizimin e nje aktiviteti te tille edhe ne Shqiperi me pjesemarjen e perfaqesuesve te EEA-se dhe institucioneve te tjera europiane. Ky aktivitete mendohet te organizohet ne muajin Qershor 2015. Per here te pare ne kete botim te rendesishem te Agjencise Europiane te Mjedisit ka nje hapsire te caktuar kushtuar gjendjes se disa treguesve percaktues per mjedisin dhe politikat mjedisore ne Shqiperi, kontribut i pergatitur dhe ofruar nga secili vend.
Gjate takimit u diskutuan gjithashtu edhe mundesite e koordinimit nderkombetar me institucione e organizata qe veprojne ne fushen e mjedisit dhe programeve te ndryshme si instrumenta zhvillimore dhe financimi mjaft te rendesishem per keto vende. U theksua rendesia e bashkepunimit me keto struktura si menyra me e mire komplementare per zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve te agjencive te mjedisit ne nivel kombetar dhe rrjedhimisht edhe ngritja e nivelit te performances se tyre.
Ne takim u vleresua ne menye te vecante Shqiperia si vendi i vetem ne Ballkanin Perendimor qe ka implementuar dhe nominuar plotesisht e ne perputhje me dokumentin e hartuar nga EEAja te Profileve te reja e te rishikuara te NRC-VE ( National Reference Centers) duke kaluar keshtu ne fazen tjeter te ketij procesi, asaj te adaptimit te plote te kerkesave dhe detyrimeve qe cdo NRC ka dhe duhet te permbushe ne kete kuader.