Agjencia Kombetare e Mjedisit

Inovacione dhe TDM

Inovacione dhe TDM


Djegia e lëndëve të rrezikshme

Shqipëria në ambicjen e saj për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, natyrisht që ka përqëndruar një vëmendje të posacme ndaj mbeturinave të rrezikshme dhe pasojave që ato krijojnë në mjedis dhe shëndetin e popullatës. Vitet e fundit, strategjitë për të shkatërruar rrezikun e këtyre mbetjeve problematike, e më pas për të pretenduar për riciklimin e tyre, nuk shihen më si utopi dhe e pamundur. Për më shumë –> Djegia e lëndeve të rrezikshme

Riciklimi i plastikës

Plastika ështe një substance organike që fitohet fillimisht nga përpunimi i karburantit. Një qese plastike zakonisht mund të përdoret për vetëm 30 minuta, por do të duhen 500 vite për t’u dekompozuar. Plastik është rezistente dhe ka lakueshmëri të dukshme, për këtë arsye plastika ka arritur nivele aplikimi në çdo fushë. Biodegradimi që i bëhet plastikës i duhet 500 deri 1000 vjet, prandaj edhe ajo nuk ështe e rekomandueshme te perdoret. Për më shumë –> Riciklimi i Plastikës

Ndotja e ajrit nga mjetet e transportit

Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe per  mjedisin që na rrethon, i cili vazhdimisht është nën ndikim të ndotjes. Edhe pse ndotja e ajrit vjen nga aktivitetet njerëzore, ai gjithashtu mund të  ndikohet edhe  nga fenomenet natyrore.Ndotja e ajrit ndodh kur  në  ajër lirohen substanca, në sasi që mund të dëmtojnë shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve, ose mund të shkaktojnë dëme materiale. Disa ndotës të ajrit mund të kenë edhe ndikime globale, p.sh. rritja e efektit të gazeve serrë, ose dëmtimi i shtresës së ozonit. Për më shumë –> Ndotja e ajrit nga mjetet e transportit

Energjitë e rinovueshme

Energjia e ripërtëritshme është energjia e cila fitohet duke i shfytëzuar burimet natyrore. Burimet e ripërtëritshme të energjisë janë duke përjetuar një periudhë të zhvillimit të madh në nivel botëror duke e rritur prodhimin e energjisë. Këto burime përveç që janë të pashtershme po ashtu nuk kanë asnjë ndikim negativ në mjedis pasi ato nuk lirojnë gazra e as mbetje ndotëse që mund të thithen. Burimet kryesore të energjisë së ripërtëritshme janë: -Energjia termike solare -Energjia me panele fotovoltaike -Turbinat me erë dhe mini-turbinat -Biomasa -Gjeotermia -Hidrocentralet dhe mini-hidrocentrale -Deti dhe valet Pra ndryshimi i klimës, ndotja dhe pasiguria e energjisë janë probleme të rëndësishme dhe zgjidhja e tyre kërkon ndryshime të mëdha në infrastrukturat energjetike. Per me shume –> Energjia e rinovueshme

Trajtimi i ujërave

Trajtimi  i ujerave ka qen nje nga temat me te diskutuara sot. Shqiperia renditet ne vendet qe nuk zoteron teknologjine e duhur per trajtimin e ujerave. Disa procese nepermjet te cilit behet trajtimi i ujit jane:
1. Procesi i pastrimit mekanik 2. Procesi i pastrimit kimik 3. Procesi i pastrimit biologjik 4. Procesi i koagulimit
5. Procesi i Flokulimit 6. Procesi i Dekantimit 7. Procesi i Filtrimit
Per me shume –> Trajtimi i Ujerave

Riciklimi i gomave

Gomat dhe trajtimi i tyre ka qen nje problem madhor ne vendin tone, pasi menyra e vetme e trajtimit te tyre ka qen me djegie, metode e cila linte nje impakt negativ  ne mjedis.  Nje pjese e mire e vendeve perendimore perdorin metoda dhe teknologji te reja per riciklimin e tyre. Goma e ricikluar mund të shfrytëzohet për përfitimin e prodhimeve qe perdoren për: shtrimin e tereneve sportive, si shtrese mbrojtëse të rrugëve, per shtrimin e dyshemese së palestrave të ndryshme sportive, kopshte të fëmijëve, per shtrimin e dyshemese së stallave, perdorim per ulje të zhurmës, kundër erozionit, për drenazhim, izolator, etj.Mbeturinat e gomës mund të shfrytëzohen si burim i energjisë në fabrikat e çimentos, të gëlqeres, si dhe ne procese të tjera termike në të cilat temperatura e vatrës duhet të arrij së paku 1100 º C. Per me shume –> Riciklimi i Gomave

Riciklimi i mbetjeve

Riciklimi është përpunimi i materialit (mbeturinave) në produkte të reja me qëllim që të parandalohet krijimi i mbeturinave nga materialet të cilët mund të ripërdoren, të zvogëlohet përdorimi i lëndëve të reja të para, të zvogëlohet përdorimi i energjisë,të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit me zvogëlimin e kërkesës për mënyrën e zakonshme të grumbullimit të  mbeturinave në groposje. Riciklimi është aktivitet kyç i  mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, RicikloPer me shume –>  Ricilkimi i Mbetjeve

Riciklimi i letrës

Riciklimi ndihmon në reduktimin e clirimit të gazit karbonik që nga aktiviteti industrial tek ai individual.Kontribuon ndjeshëm  në ruajtjen e siperfaqes së tokës ,duke minimizuar dhe “zhdukur” fushat e hedhurinave. Rëndësia qëndron në zvogëlimin drastik të sasisë së mbeturinave dhe minimizohet rreziku për shëndetin dhe mjedisin duke zvogeluar shfrytëzimin e resurseve natyrore .Per me shume –> Riciklimi i letres

Ndotja e ujërave detar që vjen nga anijet

Shqipëria është anëtare e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit 1982 dhe  ka detyrimin të mbrojë dhe të ruajë mjedisin detar ndaj ndotjes. Vet ndotja në vetvete nënkupton futjen nga njeriu, drejtpërdrejt ose tërthorazi, e lëndëve  ose e energjisë në mjedisin detar, të cilat dëmtojnë burimet e detit dhe të bregdetit, ulin  cilësinë e ujit të detit, rrezikojnë shëndetin e njeriut, pengojnë veprimtaritë detare dhe peshkimin. Per me shume –> Ndotja e ujërave detar

Trajtimi i mbetjeve të biodegradueshme

Biodegradimi është karakteristika që ka një substancë e caktuar apo material për tu dekompozuar ose për tu asimiluar nga mikroorganizmat që gjenden në terren natyralisht, për tu rivendosur në një moment tjetër në ciklin natyral. Ndryshe nga “mbeturinat” e prodhuara nga natyra (gjethe, skelete bimore, etj), mbeturinat e prodhuara nga aktivitetet e njeriut kanë një kohë biodegradimi me të gjatë e me një impakt ambiental shumë të rëndë. Per me shume –>  Trajtimi i mbetjeve te biodegradueshme

Ndotjet që vijnë nga hidrokarburet

Hidrokarburet bëjnë pjesë në grupin e kimisë organike, dhe janë komponime të përbëra prej dy komponentësh kryesorë të karbonit dhe hidrogjenit. Hidrokarburet janë burime të rëndësishme në ushqimin e njeriut si përbërje e frutave , karotës në përbërjen e vajit të bimëve të larta, po ashtu gjenden edhe në përbërjen e naftës, gazit nëntokësor. Per me shume –> Ndotja nga hidrokarburet

Transporti i gjelbër

Transporti, është një kontribues i madh për emisionet e gazit. Objektivi kryesor është  reduktimi i ndotjes së ajrit dhe sjelljen e mjedisit të qëndrueshëm. Kjo ndotje e madhe  çon në kërkimin e  Transportit  të Gjelbër, që do të thotë çdo lloj praktike të transportit apo automjet që është eko-miqësore dhe që nuk kanë ndikim negativ në mjedis. Per me shume –> Transporti i gjelbër

Riciklimi i vajrave të përdorur

Vajrat e përdorura janë të gjitha vajrat minerale, lubrifikantë sintetikë apo industrialë që janë bërë të papërshtatshëm për përdorimin, për të cilin ishin prodhuar fillimisht. Vajrat e përdorura përfshijnë vajra të motorëve me djegie të brendshme dhe vajrat e kutisë së ndërrimit të marsheve, vajrat lubrifikuese, vajrat për turbinat, vajrat për transformatorë dhe vajrat hidraulike. Per me shume –> Riciklimi i vajrave të përdorur

Trajtimi i metaleve të rënda

Metalet e rënda janë të pranishme në mjedisin ku jetojmë. Më shumë se 75% e elementëve kimikë janë metale. Ato janë të pranishme në tokë, në ujë apo edhe në shkëmbinjë. Metalet të cilat janë të pranishme në sasi të mëdha, mund të jenë shumë të rrezikshme. Disa elementë të tyre konsiderohen si metale toksike. Per me shume –> Trajtimi i metaleve të rënda

Ndotjet që shkaktohen nga industritë prodhuese

Ndotja zakonisht ndodh kur ndotësit infektojnë një mjedis natyror, i cili sjell ndryshime negative në jetesën tonë normale. Si pasojë e aktiviteteve industriale, krijohen shkarkime të kimikateve, që në vetvete sjellin ndryshime kimike, fizike, biologjike e radiologjike, të ujit, ajrit, tokës etj. Rrjedhimisht, dëmi që shkaktohet në këtë rast është shumë i madh, tek secili prej këtyre elementëve thelbësorë për jetën e njeriut. Pra ndotja në vetvete, shqetëson ekosistemin tonë dhe ekuilibrin në mjedis. Per me shume –> Ndotjet që shkaktohen nga industritë prodhuese

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.