Ndërgjegjësimi për një mjedis të pastër gjatë sezonit veror 2022
Me bashkinë Vlorë gjatë diskutimeve mbi marrjen e masave për sigurimin e një mjedisi të pastër gjatë sezonit veror 2022. Këto masa synojnë vendosjen e dusheve, koshave dhe tualeteve në plazhin publik dhe privat si dhe trajtimin e ujërave të ndotur. Ujërat e ndotura trajtohen me paratrajtim dhe trajtim primar dhe impianti mbulon 75 % të rrjetit të kanalizimeve. Bashkia Vlorë, nëpërmjet një projekti që po zhvillohet, do të përmirësojë impiantin e trajtimit të ujërave të ndotur duke përfshirë trajtimin sekondar të ujërave të ndotura.
Nga bashkia Pogradec, u informuam mbi masat kryesore që kanë marrë për mbarëvajtjen e sezonit veror si dhe përmirësimin e gjendjes mjedisore në përgjithësi.
Për sa i përket trajtimit të ujërave të ndotura urbane, bashkia Pogradec ka në funksion impiantin e trajtimit të ujit. Ujërat e ndotura urbane shkojnë në impiantin e trajtimit të ujit nëpërmjet rrjetit të kanalizimeve i cili përfshin pothuajse të gjithë zonat përreth liqenit dhe nuk ka derdhje të patrajtuara në të.