Sektori i Monitorimit ka si objektiv të analizojë cdo Raport Monitorimi që dorëzohet nga subjektet pranë kësaj zyre duke u bazuar në aktet ligjore dh nënligjore, vlen të përmendim: Ligjin nr. 9024, datë 6.3.2003 “Për akreditimin e laboratorëve testues kalibrues,organizmave çertifikues dhe inspektues në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr. 435, datë 12.9.2002 “Për normat e shkarkimeve në ajër në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr. 1189, datë 18.11.2009 “Për rregullat dhe procedurat për hartimin dhe zbatimin e programit kombëtar të monitorimit të mjedisit”, të VKM nr. 177, datë 31.3.2005 “Për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta dhe kriteret e zonimit të mjediseve ujore pritëse”,Udhëzimit nr. 8,datë 27.11.2007 “Për nivelet kufi të zhurmave në mjedise të caktuara”,
Bashkëpunon me sektorët e tjere brënda drejtorisë me qëllim përfshirjen në planet e inspektimit të operatorëve të cilët nuk zbatojne kushtet e vendosura në lejen e mjedisit apo VNM.
Të dhëna statistikore
Raportet periodike të vetmonitorimit
Raporte Vetmonitorimi të ardhura Janar-Dhjetor 2021