Agjencia Kombetare e Mjedisit

Informacion

KLASIFIKIMI DHE ETIKETIMI


Shumë produkte kimike kanë veti të rrezikshme. Operatori qe i blen dhe ai qe i përdor produktet, duhet të ketë njohuri mbi to. Operatori që i shet produktet kimike, duhet ti etiketoje produktet me informacionin mbi rreziqet dhe etiketat përkatese.
Produktet e rrezikshme kimike, duhet të jenë të klasifikuara, të etiketuara dhe të ambalazhuara, sipas kërkesave (referuar në ligjin shqiptar), para se ato të vendosen në treg. Produktet të cilat shiten në Shqipëri, duhet të jenë të etiketuara në shqip. Nëse u shiten përdoruesve profesional, duhet nje informacion më i plotë, shoqëruar me një fletë me të dhëna sigurie. Produktet kimike janë p.sh. lëndë pastruese, bojë për lyerje , etj. Shumica e produkteve kimike janë përzierje të më shumë substancave. Një produkt kimik, mundet, po ashtu, të përbëhet vetëm nga një substancë, si p.sh. aceton ose uthull.

Përgjegjësia  dhe detyrimet (referuar në ligjin shqiptar), varen nga roli që ka furnizuesi, në zinxhirin e furnizimit. Nëse operatori prodhon, importon substanca ose përzierje të tyre, përgjigjet që ato të jenë të klasifikuara, para se te vendosen në treg. Të gjithë furnizuesit, prodhuesit dhe importuesit, si distributorët dhe shitësit me pakicë, përgjigjen që etiketimi i produktit dhe i ambalazhit të jetë korrekt.

Të klasifikosh do të thotë të vlerësosh, nëse një substancë ose një përzierje, është e rrezikshme për shëndetin, për mjedisin ose përbën rreziqe fizike, si p.sh. rrezik zjarri. Referuar në ligjin shqiptar ka disa  kritere, për të vlerësuar rreziqet e ndryshme. Substancat ose përzierjet, klasifikohen si të rrezikshme, nëse ato i plotësojnë ndonjë ose disa nga kriteret. Ka klasa të ndyshme të rreziqeve, që përshkruajnë llojin e rrezikut, p.sh. ”djegie ose acarim të lëkurës”. Substancat dhe përzierjet, mund t´i plotësojnë kriteret, për t´u klasifikuar, në disa klasa të ndryshme të rreziqeve. Nivelet e rrezikut, ndahen në kategori të ndryshme, që e bën të ditur shkallën e rrezikut, p.sh. ”djegie ose acarim të lëkurës, kategoria 1B”. Secilës klasë dhe kategori të rrezikut, i bëhet i ditur rreziku, që përshkruan rrezikun, p.sh. ”Shkakton djegie serioze në lëkurë dhe në sy”. Klasifikimi vendos, se çfarë etiketimi do të ketë produkti dhe se si do të ambalazhohet produkti.

Për të klasifikuar një përzierje, (referuar në ligjin shqiptar) ka nevojë të kesh informacion për vetite e rrezikshme të përzierjes, ose të substancave përbërëse. Në shumë raste, mund të klasifikosh përzierjen, duke u nisur vetitë e rrezikshme të përzierjes.

Substancat dhe përzierjet, të cilat i plotësojnë kriteret për t´u klasifikuar si të rrezikshme, duhet të jenë të etiketuara, kur ato vendosen në treg. Edhe përzierjet, të cilat nuk klasifikohen si të rrezikshme, por që përbëjnë substanca të rrezikshme, mundet në disa raste të ketë nevojë të etiketohen, me fraza të veçanta. Një shembull është fraza e etiketuar ”Përmban emrin e substancës. Mund të shkaktojë një reagim alergjik”.

Etiketimi në ambalazh, duhet të përmbajë frazat standarde dhe simbolet, të cilat së bashku e informojnë përdoruesin, për vetitë e rrezikshme të produktit dhe se si mund të trajtohet në një mënyrë të sigurt. Simbolet, të ashtuquajtur simbole rreziku, duhet së bashku me fjalën sinjaluese, të bëjë përdoruesin të vëmendshëm, që produkti ka veti të rrezikshme. Fjala sinjalizuese mund të jetë, Rrezik ose Paralajmërim. Bërja e ditur e rreziqeve, informojnë për vetite e rrezikshme të produktit .Etiketimi, po ashtu, duhet të përmbajë të dhënat e kontaktit, të furnizuesit dhe emrin e substancave të rrezikshme në produkt.

Etiketimi në ambalazh, duhet të përmbajë frazat standarde dhe simbolet, të cilat së bashku e informojnë përdoruesin, për vetitë e rrezikshme të produktit dhe se si mund të trajtohet në një mënyrë të sigurt. Simbolet, të ashtuquajtur simbole rreziku, duhet së bashku me fjalën sinjaluese, të bëjë përdoruesin të vëmendshëm, që produkti ka veti të rrezikshme. Fjala sinjalizuese mund të jetë, Rrezik ose Paralajmërim. Bërja e ditur e rreziqeve, informojnë për vetite e rrezikshme të produktit .Etiketimi, po ashtu, duhet të përmbajë të dhënat e kontaktit, të furnizuesit dhe emrin e substancave të rrezikshme në produkt.

Nëse operatori shet produkte kimike përmes internetit, ai duhet t´i informoje klientët, nëse produktet kanë veti të rrezikshme, (referuar në ligjin shqiptar) informacioni mbi rrezikshmërinë e produktit, duhet të jetë i publikuar, p.sh. kur ti e vendosë një mall në treg, në një webfaqe. Në këtë mënyrë, klientët informohen mbi rreziqet me produktin, para se ta blejnë.

Të gjitha produktet kimike të rrezikshme, duhet të kenë një ambalazh, i cili duhet të jetë i qëndrueshëm. Ambalazhi dhe pajisja e mbylljes, duhet të toleroj ndikimin dhe amortizimin, gjatë gjithë jetës së produktit. Produktet e rrezikshme kimike, nuk mund të shiten në ambalazhe. Ambalazhet, as nuk duhet të ngatërrohen, me p.sh. artikuj ushqimor ose kozmetikë. Disa produkte, të cilat ju shiten të gjithë njerëzve, duhet, po ashtu, të jenë me një pajisje të mbylljes, të mbrojtur për fëmijët, ose etiketim paralajmërues, për personat me shikim të dobësuar, të ashtuquajtur etiketim të dukshëm.

Shumë produkte kimike, përveç etiketimit sipas, (referuar në ligjin shqiptar) duhet, po ashtu, të etiketohen, sipas rregullave të tjera. Kjo, në mes tjerash, vlen për pesticidet, bojrat, si dhe për lëndët pastruese.

Operatori që prodhon lëndët, importon lëndët ose përzierjet, mund të kete nevojë të bejë klasifikimin e lëndëve  ne rregjister.

Operatori  që është furnizues i produkteve kimike, duhet te kujdeset që produktet të jenë të klasifikuara dhe të etiketuara, (referuar në ligjin shqiptar)

Nëntë  jane simbolet (simbolet e rrezikut) të cilat përdoren në etiketim, për llojet e ndryshme të rreziqeve.

  • Simbol rreziku
  • Bërja e ditur e rrezikut (rrezik me produktin)
  • Bërja e ditur e mbrojtjes (si mbrohesh)
  • Lëndët e rrezikshme në produkt
  • Vëllimi/sasia
  • Të dhënat e kontaktit të atij që e ka vendosë produktin në treg.

Të vendosësh në treg një produkt kimik, do të thotë, se kundrejt pagesës ose falas, të furnizosh ose ia vë në dispozicion produktin dikujt tjetër. Nëse importon një produkt kimik, edhe kjo llogaritet si vendosje në treg.

Leximi i etiketave të pesticideve


Pse është e rëndësishme të lexoni etiketat e pesticideve përpara se të përdorni pesticide?
Etiketat e pesticideve përmbajnë informacion të detajuar se si të përdoret produkti në mënyrë korrekte dhe legale. Etiketat përmbajnë gjithashtu informacion mbi rreziqet e mundshme që lidhen me produktin dhe udhëzimet që duhet të ndiqni në rast helmimi ose derdhjeje. Ndjekja e udhëzimeve të etiketës do t’ju lejojë të minimizoni rreziqet dhe të maksimizoni përfitimet.
Mbani parasysh këto këshilla:
  • Gjithmonë lexoni me kujdes etiketën përpara se të blini një produkt dhe sigurohuni që produkti është i destinuar për përdorimin tuaj specifik.
  • Përdorni sasinë e duhur të pesticideve për punën tuaj. Aplikimi i më shumë pesticideve sesa tregojnë udhëzimet e etiketës mund të shpërdorojë para dhe mund të dëmtojë njerëzit, kafshët shtëpiake ose mjedisin. Mund të jetë edhe më pak efektiv në kontrollin e dëmtuesve.
  • Mos supozoni se një pesticid i blerë për një lloj trajtimi mund të përdoret në një mjedis tjetër pa kontrolluar më parë etiketën; shumë pesticide kanë emra dhe përbërës të ngjashëm pavarësisht se janë të destinuara për përdorime shumë të ndryshme.
  • Blini vetëm atë që ju nevojitet. Ruajtja dhe asgjësimi i pesticideve të mbetura mund të çojë në rreziqe të panevojshme. Rishikoni seksionin e ruajtjes dhe asgjësimit të etiketës për informacion se si produkti duhet të ruhet dhe asgjësohet, duke përfshirë enën e zbrazët.
  • Rilexoni etiketën përpara se të përdorni ose ripërdorni një pesticid, mos u mbështetni në kujtesën tuaj.
  • Mos përdorni pesticide në asnjë mënyrë tjetër përveç atyre të listuara në mënyrë specifike në etiketë; është kundër ligjit.
  • Asnjëherë mos hiqni etiketën e pesticideve nga kontejneri, ose mos përdorni pesticide të paetiketuar.
  • Ruani të gjitha pesticidet në mënyrë të sigurtë jashtë mundësive të fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake.
Etiketat e pesticideve u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:
  • Përbërësit/Çfarë përmban produkti
  • Fjala Sinjalizuese/ Sa toksik është produkti
  • Deklarata paraprake/ Si mund të përdoret produkti në mënyrë të sigurt
  • Informacion për ndihmën e pare/ Çfarë duhet të bëj nëse më futet në sy, gojë, mushkëri ose në lëkurë?
  • Rreziqet mjedisore/ Çfarë kufizimesh të veçanta i vendosen këtij produkti për të mbrojtur mjedisin?
  • Pajisjet mbrojtëse personale (PPE)/ Çfarë duhet të vesh? A duhet të përdor doreza kur e përdor këtë produkt?
  • Udhëzime për përdorim/Si dhe ku duhet ta përdor produktin? Sa është në rregull?
  • Ruajtja dhe asgjësimi/ Si duhet të ruhet produkti? Çfarë duhet të bëj me mbetjet që nuk më duhen?
  • Informacioni i kontaktit të prodhuesit/ Si mund të kontaktoj me kompaninë?
  • Numri i telefonit/ Ku mund të marr më shumë informacion rreth këtij produkti?
  • Numri i regjistrimit CAS/Cili është numri unik i produktit?

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.