Agjencia Kombetare e Mjedisit

Takimi i NFP -ve të vendeve të Europës dhe Ballkanit Perëndimor në Agjencinë Europiane të Mjedisit

Ne datat 17- 19 Shkurt u zhvillua takimi i rrjetit te  NFP ve te  vendeve te Europes perfshire ketu edhe  Ballkanin Perendimor, anetare te  EIONET/ EEA-se (Agjencise Europiane te Mjedisit).

Ne kete takim mori pjese edhe NFP Shqiperia Z.Julian Beqiri, Drejtor Pergjithshem, AKM-se.

Gjate tre diteve te  takimit pati diskutime te shumta e me interes  per gjithe vendet anetare te EU/EEA-se dhe  vendeve te  Ballkanit Perendimor ( BP).  Me interes  te  vecante ishin tematikat ne lidhje  me ecurine dhe progresin e  vendeve te Ballkanit Perendimor ne drejtim te performances se  raportimeve dhe  monitorimeve si dhe  konsolidimit te  ketyre dy proceseve. U diskutua gjithashtu mbi mundesite  e  forcimit te  bashkeunimit te ketyre vendeve me  organizata e programe qe veprojne  ne fushen e mjedisit  dhe mbeshtesin vendet e BP ne inisiativa qe nxisin ecurine e ketyre vendeve ne fushen e mjedisit.

Gjate  takimit u diskutua  organizimi i nje axhende te perbashket  aktivitetesh me  vendet e tjera te  Ballkanit perendimor  dhe rakordimi mes  tyre  ne lidhje me Lancimin e  `SOER 2015, State and Outlook`  ne vendet  e Ballkanit.  Aktiviteti kryesor  i Lanchimit te ketij botimi  5 vjecar te rendesishem per gjtihe vendet e Europes perfshire edhe  Shqiperine, do te jete  ne 4 Mars 2015  ne Bruksel e do te shoqerohet nga nje sere  aktivitetesh e  takimesh te nivelit te larte qe do te vijojne edhe ne datat 5 dhe 6 Mars .

Ne kete kuader, Drejtori i AKM -se njekohesisht edhe  NFP per Shqiperine  shprehu vullnetin e  vendit tone per  organizimin e nje aktiviteti te tille edhe ne Shqiperi me pjesemarjen e  perfaqesuesve te EEA-se dhe  institucioneve te  tjera europiane. Ky aktivitete mendohet te organizohet ne muajin Qershor 2015. Per here te pare  ne kete botim te rendesishem te Agjencise Europiane te  Mjedisit ka nje hapsire  te caktuar kushtuar gjendjes  se  disa treguesve percaktues per  mjedisin dhe  politikat mjedisore ne Shqiperi, kontribut  i  pergatitur dhe  ofruar nga  secili vend.

Gjate takimit u diskutuan gjithashtu edhe mundesite  e  koordinimit  nderkombetar me  institucione e  organizata  qe veprojne ne fushen e mjedisit  dhe  programeve  te  ndryshme si instrumenta  zhvillimore dhe financimi mjaft te rendesishem per keto vende. U theksua rendesia e bashkepunimit  me keto struktura  si menyra me e  mire komplementare  per zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve  te  agjencive te  mjedisit ne nivel kombetar dhe  rrjedhimisht edhe  ngritja e nivelit te  performances se tyre.

Ne takim u vleresua ne menye te vecante Shqiperia si vendi i vetem ne  Ballkanin Perendimor qe  ka implementuar  dhe nominuar plotesisht  e ne perputhje me  dokumentin e hartuar nga  EEAja  te  Profileve te  reja e  te rishikuara te NRC-VE  ( National Reference Centers) duke  kaluar  keshtu ne fazen tjeter  te ketij procesi, asaj te adaptimit  te plote  te kerkesave dhe detyrimeve  qe cdo NRC ka dhe duhet te permbushe ne kete kuader.

About Us