Agjencia Kombetare e Mjedisit

Control Inspection

IV. DREJTORIA E INSPEKTIM-KONTROLLIT


IV.I Fusha e Veprimtarisë së Drejtorisë së Inspektim-Kontrollit:


  1. Sigurimi i kontrollit shteteror, i mbrojtjes se mjedisit siç parashikohet ne legjislacionet ne fuqi;
  2. Siguron zbatimin dhe kontrollin e gjithe akteve ligjore dhe nenligjire, qe rregullojne gjithe veprimtarine, ne fushen e inspektimit te mjedisit dhe ujerave;
  3. Shqyrtimin e ankesave per masat administrative dhe gjobat e vendosura ndaj subjekteve.

Detyrat funksionale Drejtori i Drejtorisë:


  1. Siguron zbatueshmërinë e kushteve të lejeve të mjedisit, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ligjit “Për lejet e mjedisit”, si dhe përputhshmërinë e kushteve të lejes me kërkesat e legjislacionit në fuqi;
  2. Harton programin vjetor të inspektimit dhe ja dërgon për miratim Drejtorit te Pergjithshem te AKM-se;
  3. Harton raportin vjetor të inspektimit, të cilin ja paraqet Drejtorit te Pergjithshem te AKM-se;
  4. Siguron zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore sipas Parimit “Ndotësi paguan”;
  5. Kryen kontrollin për zbatimin e detyrave, të shoqëruara me hetimin e zonave të ndotura apo potencialisht të ndotura, si dhe të detyrave e të programit për rehabilitimin e zonës së ndotur, si dhe çdo funksion tjetër të përcaktuar në ligje të tjera të posaçme, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit;
  6. Organizon dhe drejton veprimtarinë e drejtorisë, duke siguruar zbatimin e kërkesave të ligjeve dhe akteve nënligjore për pjesën që mbulon drejtoria;
  7. Bashkërendon punën me drejtoritë e tjera për zbatimin e gjithe detyrave;
  8. Harton dhe ndjek realizimin e detyrave të parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së drejtorisë;
  9. Drejton analizat e punës duke evidentuar problemet që dalin, merr masa për zgjidhjen e tyre, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eproi i tij;
  10. Pergatit programin vjetor te inspektimit, mbi bazen e riskut, si dhe raportin vjetor te inspektimeve, i cili i percillet Drejtorit te Pergjithshem te AKM-se;
  11. Përgjegjigjet për organizimin, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë të punës së tij;
  12. Përgjegjigjet për përgatitjen e raporteve periodike me kërkesë të eprorit të drejtpërdrejtë, si dhe referuar akteve nënligjore përkatëse për gjendjen e mjedisit;
  13. Siguron zbatimin e akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë në fushën e inspektimit mjedisor, në funksion të mbrojtjes së mjedisit;
  14. Siguron mbledhjen e te dhenave/databazen e kundravajtjeve administrative;
  15. Monitoron dhe kontrollon veprimtarinë e Sektorëve të Inspektimit Mjedisor në Degët Rajonale, në zbatim të programeve përkatëse të inspektimit mjedisor, si dhe të respektimit të parimeve, procedurave dhe afateve ligjore;
  16. Koordinon inspektimin dhe kontrollin e zbatimit të detyrave, të shoqëruara me hetimin e zonave të ndotura apo potencialisht të ndotura, me urdhër të Drejtorit te Pergjithshem te AKM-se;
  17. Propozon zgjidhje ligjore dhe teknike në funksion të problematikës për mbrojtjen e ujërave;
  18. Eshtë përgjegjës për përgatitjen e raporteve periodike dhe vjetore për inspektimet në fushën e Ujërave në nivel kombetar, bazuar në raportet e dërguara nga Agjencite Rajonale, dhe në inspektimet e kryera nga Inspektorët ;
  19. Mban kontakt të vazhdueshem me KBU-të dhe strukturat e ARM-ve, Policisë së Shtetit etj,  për ndalimin e përdoruesve të paligjshëm të rezervave ujore dhe për shkeljen e detyrimeve të përcaktuara në ligjin për mbrojtjen e mjedisit;
  20. Menaxhon kontrollin mbi zbatimin e kritereve dhe kushteve nga subjektet e licensuar, në përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit online.

IV.II Fusha e Veprimtarisë së Sektorit të Monitorimit:


  1. Menaxhimi dhe grumbullimi i te dhenave qe dorëzohen nga personat fizikë dhe juridik, veprimtarite e te cileve janë subjekte të lejes mjedisore;
  2. Ndjekja e perditesimit te te dhenave ne regjistrat perkates te operatoreve te veprimtarive, subjekt I lejeve mjedisore

Detyrat funksionale të Përgjegjësit të Sektori:


  1. Grumbullon te dhenat qe dorëzojnë personat fizikë dhe juridikë veprimtarite e te cileve janë subjekte të lejes;
  2. Ndjek perditesimin e te dhenave ne regjistrat perkates te operatoreve te veprimtarive të dhënat e siguruara nga monitorimi i mjedisit;
  3. Kontrollon zbatimin e kritereve dhe kushteve nga subjektet e licensuara, në përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit online.
  4. Harton informacione ne lidhje me subjektet e licensuara, te cilet nuk kane raportuar, sipas kushteve dhe parimeve te lejes mjedisore dhe j`a paraqet drejtorit te drejtorise;
  5. Bashkerendon punen me sektoret e drejtorise per kontrollin e subjekteve, te cilet nuk kane raportuar pas konstatimeve nepermjet platformes se inspektimit online;
  6. Ngre alert pranë drejtorit të drejtorisë në raste kur vihen re situata të riskut mjedisor;
  7. Harton dhe ndjek realizimin e detyrave të parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së sektorit, duke evidentuar problemet që dalin, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eprorët e tij;
  8. Organizon dhe mbikqyr, veprimtarine e sektorit, duke siguruar zbatimin e kerkesave ligjore dhe akteve nen ligjore, sipas kopetencave te sektorit;
  9. Ndihmon në përgatitjen e programit vjetor të mjedisit në bashkëpunim me strukturat vartëse.

Detyrat funksionale Inspektori i Sektorit:


  1. Menaxhimi dhe grumbullimi i dosjeve(raportet e vetmonitorimit) qe dorëzohen nga  personat fizikë dhe juridik, si pjese e raportimit ne lidhje me respektimin e parimeve dhe kushteve te lejes mjedisore;
  2. Ndjekja dhe zbatimi i gjithe procedures se inspektimit online;
  3. Grumbullon dhe harton te dhenat qe dorëzojnë personat fizikë dhe juridikë veprimtarite e te cileve janë subjekte të lejes;
  4. Ndjek perditesimin e te dhenave ne regjistrat perkates te  operatoreve te veprimtarive  të dhënat e siguruara nga monitorimi i mjedisit;
  5. Kontrollon zbatimin e kritereve dhe kushteve nga subjektet e licensuara, në përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit online;
  6. Harton informacione ne lidhje me subjektet e licensuara, te cilet nuk kane raportuar, sipas kushteve dhe parimeve te lejes mjedisore dhe j`a paraqet Pergjegjesit te Sektorit;
  7. Bashkerendon punen me sektoret e drejtorise per kontrollin e subjekteve, te cilet nuk kane raportuar pas konstatimeve nepermjet platformes se inspektimit online;
  8. Ngre alert pranë Pergjegjesit te Sektorit në raste kur vihen re situata të riskut mjedisor;
  9. Harton dhe ndjek realizimin e detyrave të parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së sektorit, duke evidentuar problemet që dalin, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eprori i tij;
  10. Ndihmon në përgatitjen e programit vjetor të mjedisit në bashkëpunim me strukturat vartëse.

IV.III Fusha e Veprimtarisë së Sektorit të Inspektimit Mjedisor:


  1. Përgatitja e metodikave të inspektimit, të cilat duhet të hartohen në përputhje me kushtet specifike të kategorive të subjekteve ku ata veprojnë;
  2. Përgatit programin vjetor të inspektimit mbi bazën e rriskut, si dhe raportin vjetor të inspektimeve.

Detyrat funksionale të Përgjegjësit të Sektori:


  1. Organizon dhe mbikëqyr veprimtarinë e sektorit që mbulon, duke siguruar zbatimin e kërkesave të ligjeve dhe akteve nënligjore për pjesën që mbulon sektori;
  2. Bashkërendon punën me sektorët e tjerë për zbatimin e detyrave;
  3. Harton dhe ndjek realizimin e detyrave të parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së sektorit, duke evidentuar problemet që dalin, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eprori i tij;
  4. Ndihmon dhe udhëzon Përgjegjësit e Agjencive Rajonale, lidhur me zbatimin e praktikave më të mira ligjore dhe zbatimin e drejtë të legjislacionit mjedisor;
  5. Jep mendim për hartimin e akteve ligjore e nënligjore për mjedisin, marrin pjesë në grupe pune e komisione të ngritura me urdhër të Drejtorit te Pergjithshem apo akteve nënligjore;
  6. Marrin pjesë në trajnime, seminare e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, që lidhen me fushën e përgjegjësive që mbulojnë;
  7. Ndihmon në përgatitjen e programit vjetor të mjedisit;
  8. Ngre alert pranë drejtorit të drejtorisë në raste kur vihen re situata të riskut mjedisor;
  9. Harton raportin për zbatimin e detyrave, të shoqëruara me hetimin e zonave të ndotura apo potencialisht të ndotura, si dhe të detyrave e të programit për rehabilitimin e zonës së ndotur, si dhe çdo funksion tjetër të përcaktuar në ligje të tjera të posaçme, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit.

Detyrat funksionale Inspektori i Sektorit:


  1. Përgatitja e metodikave të inspektimit, të cilat duhet të hartohen në përputhje me kushtet specifike të kategorive të subjekteve ku ata veprojnë;
  2. Përgatit programin vjetor të inspektimit mbi bazën e rriskut, si dhe raportin vjetor të inspektimeve;
  3. Pergjigjet dhe i raporton eprorit të drejtpërdrejtë, lidhur me menaxhimin e çështjeve që lidhen me Programimin e Inspektimeve Mjedisore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit mjedisor;
  4. Përgatit raporte për eprorin e tij të drejtpërdrejtë për çdo veprimtari inspektimi të kryer;
  5. Merr pjesë në grupe pune, si dhe japin mendim për hartimin e akteve nënligjore, në grupe ndërinstitucionale pune si detyrim i një urdhëri apo akti nënligjor.
  6. Merr pjesë në trajnime e aktivitete kombëtare e ndërkombëtare që lidhen me fushën e mjedisit, për ngritjen e tyre profesionale;
  7. Kryen inspektime, kontrolle dhe auditime me qëllim sigurimin e ligjshmërisë sipas sistemit mbi bazë risku;
  8. Siguron zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore nga çdo operator;
  9. Siguron përmbushjen e kushteve të lejes përkatëse të mjedisit, në përputhje me dispozitat ligjore, duke rezervuar të drejtën të ndërhyjë në rastet kur strukturat inspektuese rajonale nuk marrin masat e duhura;
  10. Kryen kontrollin për zbatimin e detyrave, të shoqëruara me hetimin e zonave të ndotura apo potencialisht të ndotura, si dhe të detyrave e të programit për rehabilitimin e zonës së ndotur.

DETYRIMET PROCEDURALE

  • Inspektori, brenda kompetencave të dhëna me ligj apo akt nënligjor është plotësisht i pavarur në kryerjen e procedimit të inspektimit dhe marrjen e vendimeve për një rast konkret, duke vlerësuar respektimin e kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit.
  • Këshillon subjektin e inspektuar për zbatimin sa më korrekt të kërkesave ligjore.
  • Këshillon subjektet e interesuara për parandalimin dhe shmangien e shkeljes së kërkesave ligjore, në mënyrë të thjeshtë, të kuptueshme dhe pa pagesë.
  • Urdhëron korrigjimin e shkeljeve të kërkesave ligjore dhe eliminimin e pasojave që rrjedhin prej tyre.
  • Vendos dënime administrative kryesore lidhur me shkeljet e konstatuara, si dhe dënime plotësuese për shmangien e rreziqeve që mund t’u shkaktohen interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë, në përputhje me parimet, procedurat dhe afatet ligjore.
  • Informon subjektin e inspektuar për të drejtat dhe detyrimet e tij në procedimin administrativ të inspektimit dhe për pasojat ligjore të veprimeve apo mosveprimeve të tij gjatë këtij procedimi.
  • Kryen fotografime, filmime apo regjistrime me mënyra a mjete të tjera teknike të mjediseve, instalimeve, proceseve të punës dhe godinave, mjedisve, objekteve, mjeteve të transportit, instalimeve, pajisjeve, makinerive, produkteve, sendeve, substancave, përbërësve dhe çdo sendi tjetër, që lidhet me veprimtarinë e subjektit të inspektimit.
  • Inspekton çdo dokument apo regjistrim të nevojshëm për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, përfshirë edhe ato të ruajtura, të krijuara apo të mbajtura në format elektronik, apo çdo teknikë tjetër.
  • Kryen matjet e nevojshme për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit.
  • Kryen verifikime të dokumenteve për identitetin e personave, kur kjo është e nevojshme, sipas objektit të inspektimit.
  • Kërkon nga subjekti i inspektimit apo përfaqësuesve të tij të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për të lehtësuar inspektimin.
  • Merr pa pagesë dhe përdorë për qëllimet e inspektimit çdo të dhënë për subjektin e inspektimit dhe veprimtarinë e tij, nga çdo institucion shtetëror që i disponon ato, përveç institucioneve që disponojnë dokumenta të klasifikuara.
  • Të mospërdorë dokumentat teknike dhe të dhënat teknologjike për qëllime të tjera përveç qëllimit të inspektimit, duke garantuar konfidencialitetin, sekretet teknologjike dhe të drejtat e autorit konform legjislacionit në fuqi.
  • Inspektorët kanë të drejtë të marrin pa pagesë, mostra të produkteve, materialeve, mallrave, substancave apo prodhimeve dhe t’ia nënshtrojnë ato ekzaminimit apo analizave përkatëse.
  • Inspektori ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë apo sekuestrojë kopje të dokumenteve të veprimtarisë, në përputhje me objektin e inspektimit, konform procedurave administrative në fuqi, duke mbajtur proces-verbalin përkatës dhe me vendim.

IV.IV Fusha e Veprimtarisë së Sektorit të Inspektimit të Burimeve Natyrore(Ujerave):


  1. Përgatitja e metodikave të inspektimit, të cilat duhet të hartohen në përputhje me kushtet specifike të kategorive të subjekteve ku ata veprojnë;
  2. Përgatit programin vjetor të inspektimit mbi bazën e rriskut, si dhe raportin vjetor të inspektimeve;

Detyrat funksionale të Përgjegjësit të Sektori:


  1. Propozon zgjidhje ligjore dhe teknike në funksion të problematikës për mbrojtjen e ujërave;
  2. Eshtë përgjegjës për përgatitjen e raporteve periodike dhe vjetore për inspektimet në fushën e Ujërave në nivel kombetar, bazuar në raportet e dërguara nga ARM-te, dhe në inspektimet e kryera nga Inspektorët e sektorit ;
  3. Mban kontakt të vazhdueshem me KBU-të dhe strukturat e ARM-ve, Policisë së Shtetit etj,  për ndalimin e përdoruesve të paligjshëm të rezervave ujore dhe për shkeljen e detyrimeve të përcaktuara në ligjin për mbrojtjen e mjedisit.
  4. Organizon dhe mbikëqyr veprimtarinë e sektorit që mbulon, duke siguruar zbatimin e kërkesave të ligjeve dhe akteve nënligjore për pjesën që mbulon sektori;
  5. Bashkërendon punën me sektorët e tjerë për zbatimin e detyrave;
  6. Harton dhe ndjek realizimin e detyrave të parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së sektorit, duke evidentuar problemet që dalin, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eprori i tij.
  7. Ndihmon dhe udhëzon Përgjegjësit e Agjencive Rajonale, lidhur me zbatimin e praktikave më të mira ligjore dhe zbatimin e drejtë të legjislacionit mjedisor.
  8. Jep mendim për hartimin e akteve ligjore e nënligjore për mjedisin, marrin pjesë në grupe pune e komisione të ngritura me urdhër të Drejtorit te Pergjithshem apo akteve nënligjore;
  9. Marrin pjesë në trajnime, seminare e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, që lidhen me fushën e përgjegjësive që mbulojnë;
  10. Ndihmon në përgatitjen e programit vjetor të mjedisit;
  11. Ngre alert pranë drejtorit të drejtorisë në raste kur vihen re situata të riskut mjedisor;
  12. Harton raportin për zbatimin e detyrave, të shoqëruara me hetimin e zonave të ndotura apo potencialisht të ndotura, si dhe të detyrave e të programit për rehabilitimin e zonës së ndotur, si dhe çdo funksion tjetër të përcaktuar në ligje të tjera të posaçme, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit.

Detyrat funksionale Inspektori i Sektorit:


  1. Përgatitja e metodikave të inspektimit te Burimeve Natyrore, të cilat duhet të hartohen në përputhje me kushtet specifike të kategorive të subjekteve ku ata veprojnë;
  2. Përgatit programin vjetor të inspektimit te ujrave mbi bazën e riskut, si dhe raportin vjetor të inspektimeve.
  3. Pergjigjet dhe i raporton eprorit të drejtpërdrejtë, lidhur me menaxhimin e çështjeve që lidhen me Programimin e Inspektimeve te Burimeve Natyrore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit mjedisor;
  4. Përgatit raporte për eprorin e tij të drejtpërdrejtë për çdo veprimtari inspektimi të kryer;
  5. Merr pjesë në grupe pune, si dhe japin mendim për hartimin e akteve nënligjore, në grupe ndërinstitucionale pune si detyrim i një urdhëri apo akti nënligjor;
  6. Kryen inspektime, kontrolle dhe auditime me qëllim sigurimin e ligjshmërisë sipas sistemit mbi bazë risku;
  7. Marrin pjesë në inspektime direkte për shfrytëzimin e resurseve ujore, prej subjekteve të paisura me leje shfrytezimi  nga KBU-të, leje mjedisore të tipit “A” dhe “B” dhe  kërkon prej tyre zbatimin e kushteve të lejeve;
  8. Sipas planifikimit nga Drejtori i Drejtorisë, bashkërendojnë veprimtarinë e inspektimit me strukturat paralele te ARM-ve;
  9. Ndihmon dhe orienton strukturat në bazë, për zbatimin e dispozitave e të akteve nënligjore, në lidhje me menaxhimin e integruar të burimeve ujore;
  10. Ofron për strukturat  e inspektimit të ujërave në rajon  mbështetje  teknike, administrative dhe shkencore  për veprimtarinë e inspektimit;
  11. Marrin pjesë në inspektime direkte për shfrytëzimin e resurseve ujore, prej subjekteve të paisura me leje shfrytezimi  nga KBU-të, leje mjedisore të tipit “A” dhe “B” dhe  kërkon prej tyre zbatimin e kushteve të lejeve;
  12. Kanë kompetencë që vet ose në bashkëpunim me strukturat e inspektimit të ujërave në nivel rajonal, të vendosin sanksione administrative, për shkelje të dispozitave ligjore në fushën e mbrojtjes së ujërave;

IV.V Fusha e Veprimtarisë së Sektorit të Ankimimeve (Apelim, Ekzekutim dhe Trajtim i Penaliteteve):


  1. Shqyrton ankimimet per masat administrative dhe gjobat e vendosura ndaj subjekteve;
  2. Ndjek procesin e ekzekutimit te detyrimeve monetare te subjekteve te gjobitura.

Detyrat funksionale të Përgjegjësit të Sektori:


  1. Menaxhon dhe shqyrton ankimimet per masat administrative dhe gjobat e vendosura ndaj subjekteve ne kuader te aplikimit te pergjegjesise mjedisore dhe ndeshkimit te shkeljeve te legjislacionit mjedisor dhe demtimit te mjedisit;
  2. Ndjek procesin e ekzekutimit te detyrimeve monetare te subjekteve te gjobitura me qellim arketimin e shumave ne favor te institucionit;
  3. Organizon dhe mbikëqyr veprimtarinë e sektorit që mbulon, duke siguruar zbatimin e kërkesave të ligjeve dhe akteve nënligjore për pjesën që mbulon sektori dhe drejtoria;
  4. Bashkërendon punën me sektorët e tjerë për zbatimin e detyrave;
  5. Harton dhe ndjek realizimin e detyrave të parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së sektorit, duke evidentuar problemet që dalin, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eprori i tij;
  6. Bashkepunon me sektorin, drejtorite dhe Agjencite Rajonale, lidhur me zbatimin e praktikave më të mira ligjore dhe zbatimin e drejtë të legjislacionit mjedisor;
  7. Menaxhon databazen e kundravajtjeve administrative;Miraton metodikën apo parime të tjera shtesë, mbi të cilat mbështetet sektori mbi përcaktimin e vlerës së gjobës, për rastet e kundërvajtjeve, për të cilat parashikohet i njëjti dënim.

Detyrat funksionale Inspektori i Sektorit:


  1. Shqyrton ankimimet për masa administrative dhe gjobat e vendosura ndaj subjekteve
  2. Ndjek procesin e ekzekutimit të detyrimeve monetare të subjekteve të gjobitura.
  3. Shqyrton ankimimet per masat administrative dhe gjobat e vendosura ndaj subjekteve ne kuader te aplikimit te pergjegjesise mjedisore dhe ndeshkimit te shkeljeve te legjislacionit mjedisor dhe demtimit te mjedisit;
  4. Ndjek procesin e ekzekutimit te detyrimeve monetare te subjekteve te gjobitura me qellim arketimin e shumave ne favor te institucionit;
  5. Zbaton kërkesat e ligjeve dhe akteve nënligjore për pjesën që mbulon sektori dhe drejtoria;
  6. Bashkërendon punën me sektorët e tjerë për zbatimin e detyrave;
  7. Realizon detyrat e parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së sektorit, duke evidentuar problemet që dalin, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eprori i tij;
  8. Harton dhe perpilon databazen e kundravajtjeve administrative;
  9. Harton metodika apo parime të tjera shtesë, mbi të cilat mbështetet sektori mbi përcaktimin e vlerës së gjobës, për rastet e kundërvajtjeve, për të cilat parashikohet i njëjti dënim;