Të Rejat e Fundit

10

Korrik

2014

Eja t’i themi së bashku NDAL duhanit! #ShqipëriaPaDuhan

29

Tetor

2014

Mbledhje me Drejtorët e DRM-ve në Qarqe për koordinimin e punëve me Inspektoriatin Mjedisor

Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit u zhvillua sot takimi i rradhës me Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Mjedisit. Fokusi i takimit ishte koordinimi i punëve midis DRM-ve dhe Inspektoriate-ve Mjedisore në Rrethe për mirëmenaxhimin e praktikave mbi lejet mjedisore.

Drejtori i Përgjithshëm i AKM-së, Z. Julian Beqiri, gjatë fjalimit  kërkoi zbatimin e Ligjit me rigorozitet si dhe iu kerkoi DRM-ve që duhet te asistojnë pranë subjekteve, duke i vënë në dijeni për realizimin  e kushteve mbi Lejet Mjedisore. Gjithashtu Z. Beqiri kërkoi një shërbim profesional nga DRM-të kundrejt qytetarëve.

 

 

21

Tetor

2014

Njoftim: Mbi Formatin e Hartimit të Raporteve të VNM-ve

Drejtuar: Eksperëve të licensuar për Hartimin e Raporteve të VNM-ve

 

Bazuar ne Ligjin  Nr. 10 440  date 07.07.2011, ‘’Per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis’’, AKM merr ne shqyrtim dhe jep vendimin per aplikimet qe duhet te paisen me Vendim apo Deklarate Mjedisore, duke shqyrtuar Raportet e VNM, hartuar nga eksperte te licensuar nga Ministria e Mjedisit.

 

  • Per nje mbarevajtje te punes per te dyja palet e perfshira ne vleresimin e Raporteve te VNM (AKM dhe Eksperti qe harton Raportet), ju bejme me dije se AKM nuk do te marre ne shqyrtim asnje aplikim ne rast se Relacioni Teknik dhe Raporti i VNM per projektin e propozuar, nuk do te jete i hartuar ne forme e permbajtje sipas kerkesave te percaktuara shume qarte ne VKM Nr. 13, datë 4.1.2013, ‘’Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis’’.

 

  • AKM ne shqyrtimin e Raporteve te VNM, bazohet ne Shtojcen I dhe III te VKM-se, ‘’Kriteret ndihmëse për shqyrtimin e raporteve të VNM-së dhe marrjen e Vendimeve Perkatese’’.

 

  • Lidhur me formatin e hartimit te Raporteve te VNM-ve, ekspertet duhet te bazohen neSHTOJCEN II te VKM, ku jepet qarte struktura e renditjes dhe informacionit që përmban raporti i VNM-së.

 

  • Ne publikimet e AKM, gjendet edhe VKM Nr. 13, date 04.01.2013, me shtojcat perkatese, te cilat do t’iu vijne ne ndihme te gjithe eksperteve, per te hartuar Raportet e VNM, konform ligjeve ne fuqi.

14

Tetor

2014

Mbi shqyrtimin e dhënien e vendimeve për VNM të projekteve infrastrukturore

AKM, si autoriteti kompetent, midis aktiviteteve të tjera, bazuar në Ligjin Nr. 10 440, date 07.07.2011, Shtojca II, Pika 10, shqyrton dhe jep vendimin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, edhe për ‘’Prodhime infrastrukturore’’.

 

Përpara dhënies së vendimit për këto aktivitete, AKM është konsultuar me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), si autoriteti koordinues e mbështetës për autoritetet e planifikimit të çdo niveli, në ecurinë e procesit të hartimit të instrumenteve të planifikimit të territorit.

 

AKPT bën me dije se Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e datës 22.08.2014, mori Vendimin Nr. 1 “Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo-territoriale”, ku ndër të tjera vendosi:

 

Pika 3: Pezullimin e lejeve të reja zhvillimore dhe pezullimin e planeve të detajuara vendore nga të gjitha autoritetet e qeverisjes vendore deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015.

 

Pika 4: Gjatë periudhës së pezullimit autoritetet e planifikimit lejohen të japin leje zhvillimore vetëm për këto raste përjashtimore:

a) punime të infrastrukturës;

b) struktura publike;

c) ndërhyrje me karakter emergjent;

d) leje zhvillimore për interes publik, shtetëror dhe kombëtar;

e) leje zhvillimore për struktuara me funksion prodhues, industrial përfshirë këtu ato me material porositës, turistik si dhe struktura në funksion të prodhimit, përpunimit dhe distribucionit të produkteve bujqësore dhe blegtoriale, pas konfirmimit nga AKPT dhe informimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, lidhur me konformitetin e zhvillimit të propozuar me instrumentet kombëtare dhe ose vendore të planifikimit të miratuara ose në proces;

Për sa më sipër AKM njofton se:

Aplikimet për instalimet e mësipërme, do të merren në shqyrtim nga AKM, pasi të marrë përputhshmërinë dhe konfirmimin nga Vendimet e AKPT dhe KKT.

 

11

Tetor

2014

AKM zhvillon një konferencë për shtyp mbi monitorimin e cilësis së ajrit

Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantoi sot të dhënat mbi monitorimin e cilësisë së ajrit urban për periudhën Janar-Shtator 2014. Monitorimi vjen për herë të parë për 9 qytete kundrejt 4 qyteteve që monitoroheshin në vitin 2013.

Për herë të parë Tirana monitorohet në 2 pika të reja me trafik të rënduar; në Rrugën e Durrësit dhe tek Stacioni pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Përvec Tiranës, në monitorim janë përfshirë qytete:Durrës, Berat, Korcë, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër dhe në Kukës.

Bazuar në rezultatet e këtij monitorimi Agjencia Kombëtare e Mjedisit vëren se impakti që trafiku ka në cilësinë e ajrit urban është thelbësor. Monitorimi i dy stacioneve të reja në zonat me trafik të rënduar në Tiranë tregon se të dhënat e PM10 dhe NO2 janë mbi normën e përcaktuar nga BE-ja si rezultat i shkarkimeve të automjeteve dhe infrastrukturës.

Gjithashtu impakti i trafikut shprehet shumë mirë në monitorimin e datës 21 shtator 2014 ku nivelet e ndotësve bien gjatë orëve të ndalimit të trafikut. Deri në orën 17.00 ku kishte ndalim trafiku niveli i NO2 (dioksid azoti) ishte 5 mikrogram për metër kub dhe në orën 19.00 niveli arriti 30 mikrogram për metër kub, pra është 6 -fishuar. E njëjta situatë vlen edhe për parametrat e tjerë, monoksidi i karbonit dhe benzeni.

Në vijim Agjencia Kombëtare e Mjedisit njofton se ka përgatitur Programin Kombëtar të Monitorimit të cilësisë së ajrit urban për vitin 2015 sipas të cilit do të monitorohet ajri urban në 14 qytete në vend. Kjo është një risi pasi krahasuar me vitin 2013 monitoroheshin vetëm 4 qytete ndërsa ky monitorim ofron të dhëna për 9 qytete për këtë vit.

Standarti i ri i krijuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit është krahasimi i parametrave të monituar me standartin europian. Për herë të parë këto të dhëna bëhen publike në kohë reale brenda këtij viti.

 

Një tjetër hap më pranë standarteve të BE-së për mjedisin

12

Qershor

2014

Në Konferencën përmbyllëse të projektit SELEA me temë “Një tjetër hap më pranë standarteve të BE-së për mjedisin”, të mbajtur sot në Tiranë, Z. Julian Beqiri, Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përshëndeti duke falenderuar projektin për bashkëpunimin me AKM-në, bashkëpunim i cili ka  qënë shumë dimensional dhe ka ardhur duke u intensifikuar gjithnjë e më shumë. Kjo edhe si rezultat i nevojës së implementimit të mirë të bazës ligjore të lidhur direkt apo indirekt me funksionin e AKM-së në perputhje të plotë me detyrat e funksionet e saj të përcaktuara edhe në ligjin e ri ‘Për mbrojtjen e Mjedisit’ Nr. 10341 hartuar gjithashtu me mbështetjen e plotë të SELEA-s.

Gjatë fjalimit të tij, Z. Beqiri u ndal duke përmendur disa nga  pikat e bashkëpunimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit me projektin SELEA.

Z. Beqiri falenderoi projektin për mbështetjen e ofruar në drejtim të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve logjistike, infrastrukturore dhe monitoruese të AKM-së. Selea me mbështetjen e saj konsultuese dhe financiare ka ndikuar në realizimin me sukses të disa  sfidave, madje ‘shumë të vështira’ po të marim parasysh edhe vështirësitë financiare dhe kufizimet buxhetore që AKM ka pasur vitet e fundit.

Në Konferencë ishin të pranishëm Z. Lefter Koka, Ministër i Mjedisit, Z. Clive Rumbold, Kreu i Përkohshëm i Delegacionit të BE-së në Shqipëri si dhe përfaqësues të projektit SELEA.

 

Memorandum Bashkëpunimi

02

Qershor

2014

NENSHKRUHET  MEMORANDUMI I BASHKEPUNIMIT  MIDIS  `AGJENCISE  KOMBETARE  TE  MJEDISIT ` DHE QENDRES  MJEDISORE ` reVision` ME  OBJEKT FILLIMIN E PROJEKTIT  ` FLUMI`

 

Agjencia   Kombetare e Mjedisit  nepermjet Drejtorit te  Pergjithshem te  saj Z. Julian Beqiri   dhe    perfaqesuesit  te `Qendres  Mjedisore  REVISION` Z. Klajd  Kruja, nenshkruan  midis  tyre    ne daten  2 Qershor  2014 nje  `Memorandum Bashkepunimi `.   Nepermjet  tij  synohet  bashkepunimi  dhe ndihma  reciproke   me qellim  zbatimin e  projektit ` Flumi`. Ky projekt do te kete  si  objektiv  te tij  pastrimin e lumenjve te Shqiperise. Ai do te startoje me `fazen   pilot`  qe do te  perqendrohet ne  pastrimin  e rrjedhes se lumit  Erzen .

Projekti  do te  kete  ne  fokus  te  tij,   jo vetem nderhyrjet  konkrete  me qellim pastrimin e brigjeve te  Lumit Erzen, por  njekohesisht ai do te paraprihet nga nje faze studimore  e cila do te nxjere ne pah problematiken qe lidhet me situaten aktuale te menaxhimit  te  mbetjeve te ngurta ne burim, rrjedhe  dhe derdhje te lumit Erzen, qe do te  shoqerohet  gjithashtu  edhe me pergatitjen e nje raporti  vleresimi dhe analizash te  kryera per kete qellim.  Ky do te sherbeje si   baze per pergatitjen me tej  te ` Planit te  Punes `  se  pastrimit dhe  sistemimit te  brigjeve  pergjate  Lumit Erzen.

Nje nga  objektivat e rendesishme te  ketij  projekti  do te jete  gjithashtu  edhe ndergjegjesimi   ne  nje shkalle te  larte i publikut  ne  pergjithesi    dhe   komuniteve lokale qe jetojne prane dhe pergjate   rrjedhes se  lumit Erzen ne vecanti ,  mbi   rendesine  dhe vemendjen qe  keta duhet ti kushtojne   pasurive natyrore  e  ne menyre  te vecante  atyre ujore  si dhe  ruajtjes dhe mire menaxhimit te  tyre  duke respektuar parimet baze te  zhvillimit  te qendrueshem.

Nje  elementet  e rendesishem  ku do te bazohet   bashkepunimi   per  zbatimin   me sukses  te  ketij projekti pilot, do te jete  partneriteti dhe  bashkepunimi  edhe me institucionet vendore ( bashki e komuna)  bazuar ne ndergjegjesimin dhe  rritjen  e  shkalles se   perfshirjes dhe  pjesemarrjes  se  tyre  ne  kete  projekt  si dhe sigurimi i mbeshtetjes se tyre me qellim implementimin e suksesshem  te tij   dhe sigurimin e  vemendjes dhe kujdesit te vazhdueshem te   pushtetit  lokal  ndaj pasurive natyrore nen territorin qe  keto administrojne   apo edhe  ne   afersi te tyre.

Projekti  eshte parashikuar qe te finalizohet me propozimin e  masave dhe rekomandimeve  si te natyres  ligjore ashtu edhe  ato qe kane  te bejne  me  administrimin  e mire te ketyre pasurive natyrore me qellim  ruajtjen  dhe mbrojtjen  e tyre nga  ndikimet  me efekte negative mjedisore qofshin keto nga  ndikimet njerezore ashtu edhe ato te shkaktuara   nga faktoret  natyrore.

Nderhyrja ne Lumin Erzen  do te jete faza e pare dhe pilot e  nje seri nderhyrjesh te tjera te te njejtes natyre qe do te vijojne me tej ne  gjithe lumenjte kryesore dhe me te  prekur nga efektet negative dhe me impakt mjedisor te  dukshem ne gjithe vendin.

Keto do te jene nderhyrjet e para  te kesaj natyre, nepermjet te cilave  do te synohet   edhe  ndergjegjesimi dhe perfshirja e shkalle te  gjere  perfaqesuesish te  komuniteteve lokale  dhe  grupeve te tjera te  interesit.

Per me shume lexoni Memorandumin e Bashkepunimit!

Memorandum Bashkepunimi

 

Inagurimi i Laboratorit

29

Mars

2014

Ministri i Mjedisit Lefter Koka inauguroi  sot laboratorin dhe ambjentet e rikonstruktuara të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ministri Koka së bashku me deputetët Eduard Shalsi, Besnik Bare. Përparim Spahiu dhe  përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, inspektuan aparaturat e reja, një pjesë e të cilave të financuara në kuadër të projektit SELEA. Specialistët e kualifikuar treguan kapacitetet e laboratorit dhe demostruan  analizat fiziko-kimike të ujit nga lumi Erzen.

Pasi vizitoi laboratorin statik dhe të lëvizshëm, Ministri i Mjedisit deklaroi për mediat se

Agjencia Kombëtare e Mjedisit është një nga projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Mjedisit. “Deri tani kemi folur pa shifra të sakta për nivelin e ndotjes në vend, por tashmë kjo agjenci do të sigurojë monitorimin e ndotjes sipas standarteve europiane. Ne synojmë që të reduktojmë ndotjen në zonat urbane me 30 për qind” tha ministri Koka gjatë një deklarate për mediat.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Eduart Shalsi pasi uroi Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për këtë investim të nivelit europian u shpreh:”Mjedisi nuk është vetëm një sfidë e Ministrisë së Mjedisit, por e të gjitha institucioneve, e të gjithëve ne. Eshtë sfida jonë e përbashkët”.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM)  ka aktualisht 7 laboratorë për monitorimin e cilësisë së ajrit urban. 5 prej tyre janë vendosur në Shkodër, Korcë, Vlorë, Elbasan dhe Durres, ndërsa 2 laboratore, njëri nga të cilët i lëvizshëm, janë në Tiranë.

Në laboratorin e monitorimit të cilësisë së ujërave sipërfaqësore, lumenjve, liqeneve dhe zonave bregdetare janë aparatura të reja të dhuruara në kuadrin e projektit Selea.

Në eficencë të plotë është vënë edhe stacioni i lëvizshëm i monitorimit të cilësisë së ajrit.

Laboratori AKM-së operon mbi manualin e cilësisë ISO 17025 dhe është i akredituar për shtatë parametrat bazë për monitorimin e cilësisë së ujrave.

 

Raporti për Gjëndjen e Mjedisit 2012

25

Mars

2013

Raporti për Gjnëdjen e Mjedisit 2012 është botim i Ministrisë së Mjedisit. Pregatitja e tij u  realizua nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Raporti i Gjendjes në Mjedis është pregatitur  në mbështetje të Ligjit 10431, datë 09/06/2011,” Për Mbrojtjen e Mjedisit’’ dhe në zbatim  të VKM nr 1189, datë 18/11/2009 ” Për rregullat dhe proçedurat për hartimin dhe zbatimin  e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit” si dhe në kuadër të zbatimit të Programit  Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për vitin 2012 të miratuar me Nr.159  datë  03.11.2011. Raporti paraqet gjendjen e mjedisit, komenton dhe analizon treguesit mjedisor  të gjendjes dhe të trysnisë  nënivel kombëtar, vlerëson tendencën e treguesve të matur dhe  jep rekomandime  për të lehtësuar vlerësimin dhe efektivitetin e masave të  politikave  mjedisore të zbatuara deri tani. Ky raport përshkruan  rëndësinë e komponentëve  mjedisor, gjendjen  në mjedis, ndikimet në mjedis dhe shëndetin e njerëzve,  forcat shtytëse ( burimet e ndotjes),  presionet (ndikimi në mjedis). Gjithashtu përshkruan zbatimin e politikave mjedisore si dhe jep masa dhe rekomandime  për përmirësimin e situatës mjedisore.

 

Raport Për Gjëndjen e Mjedisit 2012

 

Takimi i vendeve të Agjencive të Mjedisit të Ballkanit Perëndimor

10-11 Dhjetor, Zagreb, Kroaci

12

Dhjetor

2014

Ne kuader te anetaresimit te Agjencise  Kombetare te  Mjedisit te Shqiperise ne `EPA Network` ( Rrjeti i Agjencive Europiane te Mjedisit) dhe nismes se ndermare nga vendet e Ballkanit Perendimor, anetare te ketij rrjeti per forcimin e bashkepunimit  dhe te shkembimit te eksperiences mes tyre dhe njekohesisht me ato te vendeve anetare, u organizua ne Zagreb takimi i  `Grupit te Interesit` te ngritur per kete qellim.

 

Ne kete `Grup Interesi`  bejne pjese vendet e Ballkanit Perendimor : Shqiperi, Kosove, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje & Hercegovine. Serbi  te udhehequr e mbeshtetur ne kete inisiative nga Kroacia  dhe Austria si dhe  Agjencia Europiane e Mjedisit. Ne kete grup bejne pjese  gjithashtu edhe  vende si Sllovakia, Hungaria e Italia te cilat do te mbeshtesin teknikisht  dhe me pervojen e tyre  punen e ketij grupi me qellim formulimin e  qarte te  paketave te  punes  dhe prioriteteve te vendeve te  Ballkanit Perendimor dhe orientimit sa me te mire te nderhyrjeve ne te ardhmen.

 

Ne fokus te kesaj inisiative eshte bashkepunimi me qellim hartimin e nje plani strategjik te perbashket qe do te synoje ngritjen dhe frocimin e bashkepunimit te Agjencive te Mjedisit te vendeve te Ballkanit Perendimor si dhe ngritjen e  kapaciteteve te tyre e shkembimin e eksperiencave me vendet me te zhvilluara, anetare te EEA-se ( Agjencise Europiane te Mjedisit)  dhe BE-se. Ky proces do ti paraprije zhvillimit dhe  ngritjes se metejshme te kapaciateteve  te  ketyre agjencive ne peputhje me standartet e kerkuara ne nivel Europian dhe pergatija e tyre si vende potenciale anetare te EEA-se, proces qe do shkoje paralelisht me anetaresimin e tyre ne BE.

 

Grupi i punes do te filloje te konkretizoje punen e tij me pergatitjen e profileve te secilit vend  dhe agjenci ne nivel: detyrash, funksionesh, pergjegjesish, performancash, kapacitetesh, raportimesh, problematikash, me te cilat ato hasen dhe me tej me  identifikimin e nevojave dhe  prioritarizimin e tyre. Te gjitha keto faza do te kalojne neper nje proces diskutimesh e  konsultimesh te  ketij Grupi Interesi me nje axhende takimesh te mire percaktuar dhe te mbeshtetur nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

 

Kjo inisiative do ti sherbeje forcimit e konsolidimit te metejshme dhe rritjes se performances se  agjencive te mjedisit te Ballkanit Perendimor, perfshire edhe ate te Shqiperise ne perputhje me  kerkesat e  percaktuara  nga legjislacioni kombetar ne fuqi  dhe njekohesisht zbatimit me korrektesi e permbyshjes me sukses  te  standarteve dhe kerkesave te percaktuara nga dokumentat strategjike ne nivel Europian, Rajonal e me gjere si kusht  i rendesishem i integrimit europian ne pergjithesi e atij ne EEA ne vecanti.

 

 

MBI SHQYRTIMIN DHE DHËNIEN E VENDIMEVE PËR VNM TË PROJEKTEVE INFRASTRUKTURORE

 

26

Janar

2015

AKM, si autoriteti kompetent, midis aktiviteteve te tjera, bazuar ne Ligjin Nr. 10 440, date 07.07.2011, Shtojca II, Pika 10, shqyrton dhe jep vendimin per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis, edhe per  ‘’Prodhime infrastrukturore’’.

Perpara dhenies se vendimit per keto aktivitete, AKM eshte konsultuar me Agjensine Kombetare te Planifikimit te Territorit (AKPT), si autoriteti koordinues e mbështetës për autoritetet e planifikimit të çdo niveli, ne ecurinë e procesit të hartimit të instrumenteve të planifikimit të territorit.

Duke u bazuar ne Vendimin Nr. 60, date: 29.12.2014, te Gjykates Kushtetuese, AKM ben me dije, se do te marre ne shqyrtim te gjitha aplikimet qe i nenshtrohen procedurave te VNM-ve, per projektet infrastrukturore.

*Dosjet do te shqyrtohen lidhur me ndikimin qe projekti ka ne mjedis.

*Per keto projekte do te vazhdoje konsultimi me AKPT-ne

*Vendimi do te jepet me kushte si me poshte:

1. Te behet aplikimi per Kontroll Perputhshmerie prane AKPT-se (ne rast se nuk eshte kryer)

2. Ky objekt te ndertohet ne perputhje te plote me Planin e Pergjithshem Vendor dhe Planin e Detajuar Vendor, te miratuar nga organet kompetente (AKPT, KKT, Bashkia/Komuna).

3. Ky vendim eshte i vlefshem, pasi te merret miratimi nga institucionet perkatese.

 

Faleminderit per bashkepunimin.

 

 

 

Lidhja e kontratave me Institucionet Monitoruese

 

30

Janar

2015

Ne zbatim te Programit Kombetare te Monitorimit per Vitin 2015, Agjencia Kombetare e Mjedisit eshte ne proces te lidhjes se kontratave me Institucionet Monitoruese perkatesisht:

 

  • Kontrate sherbimi per monitorimin e ajrit me IFB-ne
  • Kontrate sherbimi per monitorimin e ujrave nentokesore me SHGJSH-ne
  • Kontrate sherbimi per monitorimin e ujrave te plazheve  me ISHP-ne
  • Kontrate sherbimi per monitorimin e klorofiles 'a' ne  liqene  me FSHN-ne
  • Kontrate sherbimi per monitorimin e flores dhe faunes        me FSHN-ne
  • Ktontrate sherbimi per monitorimin e cilesise se tokes   me UBT-ne
  • Kontrate sherbimi per monitorimin e erozionit ne pyje  me  UBT-ne
  • Kontrate sherbimi per monitorimin e lokalizimit te tokave te ndotura me hidrokarbure me QTTB-ne
  • Kontrate sherbimi per monitorimin e ajrit me tuba pasive me ISHP-ne
  • Kontrate sherbimi per monitorimin e ndotjeve radiaktive te ujrave siperfaqesore  dhe precipitimeve        atmosferike(Fallout)  me  Institutin e Fizikes Berthamore
  • Kontrate sherbimi per monitorimin e Cilësisë së Ajrit në Republikën e Shqipërisë me  Institutin e Shëndetit Publik

 

 

 

INFORMACION MBI SITUATËN E NDOTJES NË STACIONET E MONITORIMIT NË TIRANË

 

12

Shkurt

2015

 

Te dhenat e cilesise se ajrit 2015 ne stacionin e 21 Dhjetorit

Ne kuader te vlersimit te situates se ndotjes se ajrit urban  ne qytetin e Tiranes eshte realizuar  monitorimi i cilesise se ajrit ne dy 2 stacione. Ne periudhen 15-30.01.2015 eshte realizuar monitorimi me stacionin e levizshem ne kryqezimin e  21 Dhjetorit , stacioni ishte instaluar ne oborrin e prefektures me kordinata 4° 19’34.36’’N dhe 19° 48’ 12.82’’E me distance 7 metra nga unaza dhe 37 m nga rruga e 21 Dhjetorit . Stacioni eshte i tipit trafik pasi ndodhet shume afer kryqezimit te 21 Dhjetorit dhe numri I makinave qe kalojne ne kryqezim eshte shume I larte dhe ne te shumten e rasteve me bllokim te trafikut. Monitorimi eshte realizuar 24 ore pa nderprerje per  ndotesit  kryesore te cilesise se ajrit si  PM10,. NO2, O3, SO2, CO,dhe Benzen

Nga te dhenat e monitoruara  per periudhen 15-30.01.2015 rezulton sekemi nje nivel te larte ndotjeje ne kete zone e sidomos per ndotesit PM10. NO2 , CO dhe Benzen qe kryesish emetohen ne atmosphere si rezultat i shkarkimit te automjeteve.

 

Per informacione me te detajuar mund te lexoni materialin e meposhtem.

 

Te dhenat e cilesise se ajrit 2015 ne stacionin e 21  Dhjetorit dhe DSHP

 

 

 

 

NJOFTIM PËR   NR. E  LOGARISË BANKARE   PËR  TARIFAT VJETORE

 

10

Mars

2015

 

Në zbatim të ligjit nr.10 448, datë 14.07.2011, “Për Lejet e Mjedisit”, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin sipas nenit 25 të ligjit të lartpërmendur, në lidhje me vlerat përkatëse të tarifave në VKM Nr. 417, datë 25.06.2014 “Për Miratimin e Tarifave të  Lejeve të Mjedisit”

 

AGJENCIA KOMBËTARE E MJEDISIT  publikon  nr e llogarisë bankare të Ministri së Mjedisit  për të gjithë Insatimet e lejeve  mjedisore që  ndodhen në Republikën e Shqipërisë  të  tipit  A,B,C.  Kërkuesi  ( tipi A,B,C )  paguan tarifën vjetore  brenda 3-mujonin e pare të vitit kalendarik  sipas VKM –së lartpërmendur.

 

KODI I LLOGARISË  EKONOMIKE  të MINISTRISË së MJEDISIT:    7113099

 

 

 

 

 

Iniciativa e forcimit të bashkëpunimit të Agjencive të Mjedisit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor

12

Mars

2015

 

Ne kuader te iniciatives se  forcimit te  bashkepunimit dhe rritjes se kapaciteteve  mes  Agjencive te Mjedisit te Vendeve te Ballkanit Perendimor, ku ben pjese  edhe  Agjencia Kombetare  e Mjedisit te Shqiperise,  po punohet dhe eshte  drejt finalizimit  hartimi i Termave te References  mbi aktivitetin, projektet e  bashkepunimit, fushat prioritare  ku do te  orientohet,  identifikimi I instrumentave financiare  qe mund ta mbeshtesin ate  etj. .

 

Secili nga vendet e  Ballkanit  Perendimor, pjese e  kesaj iniciative , ka shprehur opinionet dhe propozimet  e veta  ne  kete  Draft  Termash Reference  dhe pritet  qe ne takimin e radhes se Grupit  te Interesit  te  ngritur per  kete qellim ku bejne pjese  : Shqiperia, Mali Zi, Maqedonia, Serbia,Kosova dhe Bosnja Hercegovina     te  behet edhe prezantimi i tyre tek gjithe anetaret e  EPA Network  ku bejne pjese  gjithe vendet Europiane anetare  te  ketij rrjeti.

 

Ne menyre te perbledhur  keto Terma Reference  vendosin piketat e  bashkepunimit  te  Agjencive te vendeve anetare te kesaj iniciative ( Ballkanit  Perendimor)  si dhe aktivitetet ne fushat konkrete  te nderhyrjes ne kete kuader. Kjo iniciative  mbeshtetet  nga  Agjencia Europiane e Mjedisit, Agjencia e Mjedisit te  Austrise si dhe  Agjencia e Mjedisit te Kroacise.

 

 

 

 

 

 

 

Mars

2015

Iniciativa e forcimit të bashkëpunimit të Agjencive të Mjedisit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor

 

Ne kuader te iniciatives se  forcimit te  bashkepunimit dhe rritjes se kapaciteteve  mes  Agjencive te Mjedisit te Vendeve te Ballkanit Perendimor, ku ben pjese  edhe  Agjencia Kombetare  e Mjedisit te Shqiperise,  po punohet dhe eshte  drejt finalizimit  hartimi i Termave te References  mbi aktivitetin, projektet e  bashkepunimit, fushat prioritare  ku do te  orientohet,  identifikimi I instrumentave financiare  qe mund ta mbeshtesin ate  etj. .

 

Secili nga vendet e  Ballkanit  Perendimor, pjese e  kesaj iniciative , ka shprehur opinionet dhe propozimet  e veta  ne  kete  Draft  Termash Reference  dhe pritet  qe ne takimin e radhes se Grupit  te Interesit  te  ngritur per  kete qellim ku bejne pjese  : Shqiperia, Mali Zi, Maqedonia, Serbia,Kosova dhe Bosnja Hercegovina     te  behet edhe prezantimi i tyre tek gjithe anetaret e  EPA Network  ku bejne pjese  gjithe vendet Europiane anetare  te  ketij rrjeti.

 

Ne menyre te perbledhur  keto Terma Reference  vendosin piketat e  bashkepunimit  te  Agjencive te vendeve anetare te kesaj iniciative ( Ballkanit  Perendimor)  si dhe aktivitetet ne fushat konkrete  te nderhyrjes ne kete kuader. Kjo iniciative  mbeshtetet  nga  Agjencia Europiane e Mjedisit, Agjencia e Mjedisit te  Austrise si dhe  Agjencia e Mjedisit te Kroacise.

 

 

 

 

 

 

14

Maj

2015

Njoftim për Formatin e Rregjistrit të Transfertave Individuale

 

Mbështetur në pikën 19 të VKM-së Nr. 371, datë 11.6.2014 “Për miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre”, dhe Urdhërit të Ministrit të Mjedisit Nr. 135, datë 16.4.2015 “Për miratimin e mënyrës së administrimit të formatit të regjistrit të transfertave individuale dhe të regjistrit kombëtar të transfertave, si dhe mënyrën e administrimit të tyre”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit njofton se:

1- Regjistri i transfertave individuale të mbetjeve të rrezikshme mbahet nga dorëzuesi dhe marrësi i mbetjeve të rrezikshme në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, sipas formatit në shtojcën 1 bashkëlidhur urdhërit Nr. 135, datë 16.4.2015.

 

Për më shumë --> Shtojca 1

 

2- Dorëzuesi dhe marrësi i mbetjeve të rrezikshme dërgojnë kopje të rregjistrit të transfertave individuale pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dy herë në vit, nga data 1 deri 15 Maj dhe nga data 1 deri 15 Nëntor.

 

 

 

 

 

 

 

Njoftim- Pajisja me Kodin Unik

Mbështetur në Ligjin Nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, në VKM-në nr. 371, datë 11.6.2014 “Për miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre” dhe në VKM-në nr. 229, datë 23.04.2014 “Për miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe informacionit që duhet të përfshihet në dokumentin e transferimit”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit njofton se të gjithë dorëzuesit dhe transportuesit e mbetjeve të rrezikshme dhe të parrezikshme, të cilët janë persona fizikë ose juridikë të pajisur me liçencë, duhet të pajisen me kodin unik, i cili merret vetëm një herë dhe është i përbërë nga 7 karaktere. Pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit paraqitet vetëm kërkesa me shkrim dhe ekstrakti i QKR-së. Ky shërbim kryhet pa pagesë.

 

 

 

 

 

 

Agjencia Kombetare e Mjedisit ne bashkepunim me Shoqaten Ekolevizja zhvilloi sot ne ambientet e Hotel Tirana, konferencen permbyllese per `` Informimin e Publikut mbi Raportin e Gjendjes ne Mjedis``, te financua nga REC.

Si ne te gjitha takimet e zhvilluara neper qarqet e Sqiperise, pjesemarres ishin Shoqata Mjedisore, stafi i AKM-se, DRM Tirane, publiku dhe subjekte qe zhvillojne aktivitete ne qark.

 

Ne Diten  Ndërkombëtare pa makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, Agjencia Kombetare e Mjedisit ka realizuar monitorimin e cilesise se ajrit urban ne qender te Tiranes. Monitorimi eshte realizuar me stacionin e levizshem per periudhen 22-23.09.2015  I cili synon  vleresimin e ndikimit te makinave ne ndotjen e ajrit urban si dhe ne shendetin e popullates. Treguesit e monitoruar jane PM10, NO2, O3 , SO2 CO dhe Benzeni ku per PM10 vlerat e monitoruara jane mesatare ditore ndersa per treguesit e tjera  vlera orare.

 

Te dhenat e moritorimit te ajrit, Tirane 22-23 shtator

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

29

Korrik

2015

Monitorimi paraprak i liqeneve të Tiranës

Agjencia Kombetare e Mjedisit ka kryer nje monitorim paraprak te cilesise se liqeneve ne qytetin e Tiranes perfshi kampjonimin ne tre liqenet si: liqeni artificial i Tiranes, liqeni i Farkes dhe liqeni i Kasharit.

 

Thellesia e liqeneve eshte e vogel dhe kjo ben qe ujerat e tyre te perzihen vazhdimisht. Temperatura e ujerave te liqeneve varion nga 20.9°C - 21.3 ° C.

 

Nga rezultatet e analizave gjykojme qe ujerat jane te ngopura me oksigjen me vlera qe variojne nga 8 – 9 mg/l.

 

Referuar vlerave te nevojes kimike per oksigjen, Liqeni i Farkes paraqet vleren me te ulet qe tregon qarte impakt shume te ulet ndotjeje dhe nivel me te larte te nevojes kimike per oksigjen u vu re ne Liqenin e Kasharit ku vlera e se ciles e klasifikon kete liqen ne nivel eutrofik. Vlerat e nevojes biokimike per oksigjen tregojne impaktin biologjik ne ujera si pasoje e shkarkimeve ne ujera, ku rezulton e larte ne Liqenin e Kasharit.

 

Permbajtja e azotit rezulton e ulet (< 1 mg/l).

 

Ne krahasim me vleren limite per ujerat e embel per rritjen e peshqeve ( 0.2 mg/l ) permbajtja e amonjakut eshte e ulet ( 0.017 – 0.), megjithate nuk duhet neglizhuar si element ndotes, pasi prania e tij ne perqendrime te larta ka veprim toksik për peshqit.

 

Vlerat e permbajtjes se nitrateve variojne nga 0.02 - 0.15 mg/l duke i klasifikuar ujërat e liqeneve te cilesise oligotrofike.

 

Permbajtja e fosforit eshte faktori kryesor qe percakton shkallen e eutrofikimit ne ujerat e liqenit.

 

Vlerat e monitorimit paraprak te kryer nuk e tejkalojne vleren kufi te ujerave oligotrofike 10 μg/l. Permbajtja e ketij parametri variojne nga perqendrimi < 0.005 mg/l – 0.045 mg/l. Referuar ketij parametri ujerat klasifikohen si oligotrofike.

 

Monitorimi paraprak ve ne dukje se vlerat e larta te nevojes biokimike per oksigjen ne Liqenin e Kasharit tregojne impaktin e shkarkimeve ne liqen nga banesat perreth.

 

Eshte nje monitorim paraprak i cili i hap rrugen nje monitorimi me te detajuar per vitin 2016 per te patur te dhena ne stine te ndryshme dhe per te pasqyruar nje panorame me te sakte te nutrienteve ne liqen.

 

29

Korrik

2015

Informacion vjetor mbi raportin e cilesise se ajrit ne Europe

Ndotja e ajrit përbën rrezikun më të madh të shëndetit mjedisor në Europë. Ajo shkurton jetëgjatësinë e njerëzve dhe kontribuon në sëmundje të rënda të tilla si sëmundjet e zemrës, problemet e frymëmarrjes dhe kancerin. Raporti i ri i publikuar sot nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) vlerëson se ndotja e ajrit vazhdon të jetë përgjegjëse për më shumë se 430 000 vdekje të parakoheshme në Europë.

 

Raporti i vitit 2015 për Cilësinë e Ajrit në Europë, përgatitur nga Agjencia Europiane e Mjedisit ('Air quality in Europe — 2015 report'), shqyrton ekspozimin e popullsisë Europiane ndaj ndotësve të ajrit dhe ofron një pasqyrim të cilësisë së ajrit në baze të të dhënave nga stacionet zyrtare monitoruese në të gjithë Europën (shih tabelën mëposhtë në formatin exel). Ajo tregon se shumica e banorëve të qytetit vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj ndotësve të ajrit në nivele që konsiderohen të pasigurta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

 

Ndotësit më problematikë që ndikojnë në shëndetin e njeriut janë grimcat pezull të respirueshme (Particulate matter-PM), ozoni në shtresat e ulëta të atmosferës (O3) dhe dioksidi i azotit (NO2). Vlerësimet e ndikimit në shëndet që lidheshin me ekspozimin afatgjatë ndaj grimcave PM2.5 treguan se ky ndotës ishte përgjegjës për 432 000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2012, nivel ky i ngjashëm me atë të vlerësuar në vitet e mëparshme. Ndikimet e vlerësuara të ekspozimit ndaj NO2 dhe O3 ishin rreth 75 000 dhe 17 000 vdekje të parakohshme, respektivisht. Raporti gjithashtu ofron vlerësime të vdekjeve të parakohshme në nivel vendi. (Shih tabelën më poshtë)

 

‘Pavarësisht përmirësimeve të vazhdueshme në dekadat e fundit, ndotja e ajrit vazhdon të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve Europianë, duke ulur cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë e tyre’; - tha Drejtori Ekzektutiv i EEA-së Z. Hans Bruyninckx. ‘Ajo gjithashtu ka ndikime të konsiderueshme në ekonomi, duke rritur shpenzimet mjekësore dhe duke ulur produktivitetin përmes ditëve të humbura të punës në të gjithë ekonominë’

 

 

Krahas shëndetit, ndotësit e ajrit kanë gjithashtu një ndikim të dëmshëm në jetën e bimëve dhe ekosistemet. Këto probleme, duke përfshirë eutrofikimin e shkarkuar nga amoniaku (NH3) dhe oksidet e azotit (NOx), si dhe dëmet e shkaktuara nga O3 tek bimët, janë ende të përhapura në gjithë Europën.

 

Per me shume --> Raporti vjetor i EEA mbi cilesine e ajrit ne Europe

 

 

 

 

 

29

Korrik

2015

Ndryshimi i cilësisë së ujërave të lumenjve 2014-2015

Agjencia Kombetare e Mjedisit ka realizuar hartografimin e vleresimit te ndryshimit te cilesise se ujrave te lumenjve per vitet 2014-2015.

Rrjeti i monitorimit te lumenjve kryesore ne Shqiperi behet permes 34 stacioneve te monitorimit te shperndare ne 6 basenet kryesore.

1- Drini

Viti 2014 krahasuar me vitin 2015 ka patur permiresim ne 3 stacione, ne 1 stacion eshte e pandryshuar dhe kemi perkeqesim nga “e mire” ne “e moderuar” ne 1 stacion

2- Mati

Ne basenin e Matit jane 4 stacione montiroimi 1 e perkeqesuar me dy shkalle dhe dy stacione te perkeqesuara me nje shkalle, 1 stacion ne uren e Fanit e pa ndryshuar

3- Erzeni

Ne stacionet e monitorimit per lumin e Ishmit deget e te cilit jane Lumi i Lanes dhe Lumin e Tiranes gjendja eshte e pandryshuar me cilesi “te keqe”, per shkak te shkarkimit te ujerave urbane ne keta dy lumenj. Perjashtim ben stacioni ne Uren e Brarit ku gjendja eshte permiresuar. Perkeqesuar eshte edhe rrjedha kryesore e lumit te Erzenit

4- Shkumbini

Ne basenin e Shkumbinit gjendja eshte perkeqesuar ne stacionin prane Perrenjasit dhe prane qytetit te Elbasanit. E njejte mbetet gjendja ne stacionin prane qytetit te Cerrikut, dhe permiresohet gjendja ne dalje te qytetit te Rrogozhines nga gjende e keqe ne gjendje te “moderuar”

5- Semani

Monitorohet kryesisht ne pjesen e poshtme te basenit. Ka perkeqesim ne Kucove dhe Uren Vajgurore. Gjendja mbetet konstante ne hyrje te qytetit te Beratit, dhe ne Fier ne degen e Gjanices gjendja mbetet “e keqe”

6- Vjosa

Ne pergjithesi gjendja eshte “e mire” mbetet e pa ndryshuar pothuajse ne te gjithe stacionet. Ka nje renie te lehte nga gjendje “shume e mire” ne gjendje te mire ne stacionin Carcove

 

 

 

 

 

 

29

Korrik

2015

Konferencë për shtyp për lancimin e RRSHTN-së

Agjencia Kombëtare e Mjedisit forcon kontrollin e ndotjes në territorin e Shqipërisë.

Sot, në ambientet e Hotel Tirana Internacional, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), lançuan vënien në punë të regjistrit online të shkarkimeve dhe të transferimit të ndotësve në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ky regjistër mundëson që publiku të ketë qasje online në informacionin mjedisor për 250 kompanitë më të mëdha, në lidhje me sasinë vjetore të shkarkimeve (emetimeve) të ndotësve në:

• Ajër, Ujë, Tokë (kg/vit) (duke përfshire të gjitha shkarkimet: e qëllimshme, aksidentale, rutinë dhe jo rutinë, ku shkarkimet aksidentale raportohen veçmas).

• Transferimin e mbetjeve dhe ndotësve në ujërat e ndotura (ton/vit) (lëvizja e mbetjeve të destinuara për te impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane përtej kufijve të një aktiviteti ndotës, që mund të kryhet nëpërmjet një kanali ose ndonjë mjeti tjetër si psh konteniere apo tankerë)

• Për 91 ndotës kryesor duke përfshirë metalet e rënda, pesticidet, gazet me efekt serë (GHG-të) dhe dioksinat.

• Shkarkimet nga burimet difuze kur kemi disponueshmëri të dhënash në ajër, ujë dhe tokë, të transferimeve të mbetjeve dhe të ndotësve jashtë objektit (off-site), si dhe në Ujërat e Ndotura Urbane.

Tashmë me vënien në punë të këtij rregjistri Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit Europian të raportimit për ndotësit e mëdhenj që janë subjekt i këtij raportimi, ku Agjencia Kombëtare e Mjedisit është përgjegjëse për zbatimin e saj.

Vlen të theksohet se vënia në punë e këtij rregjistri dhe njëkohësisht grumbullimi me sukses i të dhënave mbi komponentët ndotës në territorin e Shqipërisë do të rrisë mundësinë për një vlerësim sa më efikas të zonës ku do të jepet një leje mjedisore gjë që do të mundësonte shmangien e konflikteve të mundëshme me banorët, do të shtojë kërkesat për operatorët mbi zgjerimin e vëndeve të punës (specialistët teknikë) si dhe do të rritet përgjegjshmëria e laboratoreve mjedisore monitorues përsa i përket saktësisë dhe besueshmërisë se të dhënave të tyre.

 

 

Ne vazhdim te memorandumit te bashkepunimit me qendrat Aarhus ne Vlore dhe Shkoder mbi vendimarrjen mjedisore, Akm nenshkruan memorandumin e bashkepunimit ne fushen e informimit dhe pjesmarrjes se publikut me organizatat mjedisore si me poshte. Qellimi i ketij memorandiumi bashkepunimi eshte rritja e kualitetit te degjeses mbi vendimmarrjen mjedisore nga specialistet, informimi si dhe terheqja e mendimit te publikut ne vendimarrjen mjedisore ne kuader te konventes se Aarhusit. Gjithashtu ftojme te behen pjese e ketij memorandumi te gjithe organizatat mjedisore qe duan te jene sa me prane vendimarrjeve mjedisore.

 

Memorandum mirekuptimi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKM

 

Misioni

Struktura

Drejtorite e Agjencise

Buxheti Vjetor

Baza Ligjore

Institucionet e Varesise

Institucionet Shteterore

Donatore

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2014 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Informacione

 

Inovacion dhe TMD

RRSHTN

Statistika

E Drejta për Informim

Informacione te tjera

Kalendari Mjedisor

Designed By Marsel Zara