Biodiversiteti dhe zonat e Mbrojtura

Fondi Pyjor, Biomasa dhe CO2

Shëndeti në Pyje

Menaxhimi i Pyje

Biodiversiteti dhe Zonat e Mbrojtura

Zonat e Mbrojtura janë sipërfaqe me vlera të veçanta të peizazhit, formacione të rralla  gjeomorfologjike e pasuri të biodiversitetit. Ato kanë vlera kulturore, historike, arkeologjike e të  trashgimisë kulturore, të cilave u jepet një status i caktuar me ligj për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Sipas dokumenteve të IUCN, përpjekjet e para për të sqaruar terminologjinë e ZM u bënë në 1933, në Konferencën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Faunës dhe Florës në Londër. Sipas dokumentit, u përcaktuan katër kategori ZM: Park Kombëtar, Rezervat Strikt Natyror, Rezervat i Florës dhe Faunës si dhe Rezervat që ndalon gjuetinë dhe mbledhjen e bimëve. Në 1942, Konventa e Hemisferës Perëndimore, lidhur me Mbrojtjen e natyrës dhe Ruajtjen e Faunës inkorporoi gjithashtu 4 tipe të tjera ZM-ësh. Park Kombëtar, Rezervat Natyror, Monument Natyre dhe Rezervat Strikt Malor. Në 1962, IUCN-ja formoi Komisionin mbi Parqet dhe ZM-ët(CNPPA ang.), sot Komisioni Botëror mbi ZM (WCPA ang.) i cili pregaditi një listë mbi PK dhe Rezervatet Ekuivalente.

Në ligjin e para shqiptar të pyjeve, të vitit 1923, ka elementë që përcaktojnë mbrojtje e trajtim të veçantë për lloje të caktuar drurësh, për kafshët e shpendët e egra si dhe për gjueti të kontrolluara, etj. Në vitin 1940 u shpall rezervat gjuetie territorri “Kune – Vain”, në Lezhë, i cili mund të quhet “Zona e parë e Mbrojtur në Shqipëri”. Zhvillimi i shoqërisë njerzore është karakterizuar nga rritja e shkallës së sundimit dhe ndikimit të natyrës nga njeriu, pasojat kryesore të së cilës ndihen edhe sot dhe mund të klasifikohen si: a) Humbja dhe fragmentizimi i habitateve natyrore; b) Erozioni i tokës dhe i materialit gjenetik. Në këtë periudhë, vëmendja e mbrojtësve të natyrës u përqëndrua pikërisht në ruajtjen dhe menaxhimin e atyre sipërfaqeve dhe llojeve të natyrës së virgjër, ku bimët dhe kafshët mund të përshtaten dhe riprodhohen. Politika e ruajtjes së natyrës in situ ose stacionare nëpërmjet ngritjes së një sistemi zonash të mbrojtura, po zhvillohen dhe po përmirësohen më tej, si domosdoshmëri për ruajtje afatgjatë të resurseve natyrore dhe atyre biologjike të trashëguara për t’ua lënë trashëgim brezave që vijnë.

 

Per më tepër lexoni materialin e meposhtem.

 

Fondi Pyjor, Biomasa dhe CO2

Shëndeti në Pyje

Rënia  e gjetheve dhe halave të drurëve pyjor. (Pjesë nga Raporti i monitorimit, 2013)

Rënia e gjetheve të një apo më shumë llojeve kryesore të drurëve në pyje dhe toka të tjera të pyjore në secilën nga klasat e rënies së gjetheve “të moderuar”, “të rënda” dhe “të tharë”.

Eshtë monitoruar si tregues që shënon një nga aspektet e ruajtjes së shëndetit të drurëve pyjor dhe e vitalitetit të tyre. Gjethet e drurëve pyjor reagojnë gjthmonë ndaj faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë kushtet klimatike dhe ekstremet e motit, si dhe depozitimin apo shkallën e ekspozimit të drurëve pyjor ndaj nivelit të prekjes prej sëmundjeve kërpudhore dhe dëmtimeve nga insektet. Gjate viteve 1997- 2002 në Shqipëri, në kuadrin e projektit të BB, pranë shërbimit pyjor funksiononte rrjeti kombëtarë i vrojtim-sinjalizimit i cili përbëhej nga 296 sipërfaqe provë të shpërndara në të gjithë qarqet e vendit për të studjuar nivelin e prekjes së pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit (insektet) të llojeve kryesore të drurëve pyjor (Grafiku 17). Në vijimësi nga ish Instituti i Kërkimeve Pyjore dhe kullotave (IKPK) dhe pas shkrirjes së tij (në viti2006), Drejtoria e Pyjeve pranë AMP, monitorimin e shëndetit të pyjeve e kanë vazhduar me procedura metodologjikisht të shkurtuara për shkaqe të pamundësive financiare ndër vite. Natyrisht vlerësimi i rënies së gjetheve të drurëve, si dukuri, përfaqëson një sistem të paralajmërimit të hershëm dhe të vlefshëm si përgjigje e ekosistemeve pyjore për të ndryshuar

Drurët që i mbajnë plotësisht gjethet ose halat, dmth që nuk tregojnë shenja të rënies tyre janë vlerësuar me 0 përqind rënie të gjetheve dhe konsiderohen të shëndetshëm, ato me 25 – 50% përqind rënie ose humbje janë klasifikuar si dëmtim i moderuar i drurëve. Rëniet e gjetheve ose halave në masën 51- 90% janë klasifikuar si dëmtime të rënda të drurëve dhe ato me më shumë se 91- 100 përqind tregojn drurë të tharë plotësisht. Ky aspekt i gjendjes shëndëtsore të drurëve pyjore në Shqipëri nuk monitorohet sistematikisht me anketa inspektuese, për të parë gjendjen e kurorës së drurëve, prej strukturave implementuese në vartësi të cilave janë specialistët e terrenit, ndaj edhe të dhënat janë paksa të kufizuara në raport me vet shtrirjen e ekosistemit pyjor.

 

Për pesëvjeçarin 2000 – 2005, të dhënat janë grumbulluar në sipërfaqet provë të përherëshme të instaluara në 12 Qarqet e Shqipërisë, në proporcion të drejtë me peshën sipërfaqes së llojeve kryesore, përcaktuar sipas përbërjes së grumbujve pyjore (grafiku18).

 

 

Tendencat kohore të rënies së gjetheve dhe halave për llojet kryesore të drurëve pyjor, janë përllogaritur mbi sipërfaqet e monitoruara për 12 qarqet e vendit.  Ndryshimet e vëzhguara gjatë periudhës së vegjetacionit sipas Grafikut 19, paraqesin një situatë të shëndetëshme të pyjeve në Shqipëri, të pandikuar ose me pakë ndikime për disa nga llojet halorë si (Pinus nigra, Pinus halepensis, pinus pinea dhe Cupressus sempervirens) dhe veçanërisht Platanus orientalis nga llojet fletorë. Ky i fundit paraqet dallime në nivelin e dëmtimit përtej kufijve të gjëndjes rënduar, në disa rrethe si në Tepelenë, Gjirokastër dhe Përmet, pasi Rrapi si lloj, për shkaqe të panjohura, në këtë 5 vjecarë, është çfaqur me tharjen totale të drurëve në disa habitate (në sipërfaqe të vogla) përgjatë rrjedhjes së lumit Vjosa dhe me rrallë në Shkumbin. Gjatë viteve 2000 – 2010, përqindja e rënies së gjetheve nga kurorat e drurëve, për të gjitha llojet pyjore të vlerësuara sëbashku, tregon gjëndjen e mirë shëndetësore dhe vitale të ekosistemeve pyjore në Shqipëri. Nga monitorimi i shkallës së rënies së gjetheve dhe halave në kurorat e drurëve, sipas klasifikimit në tre klasa, me drurë – lehtësisht të dëmtuar ; - të moderuar – apo -të dëmtuar rëndë-, gjendja paraqitet në nivelet maksimale me 7.9% në rrethin e Dibrës dhe 6.9% në rrethin e Kukesit për klasën e moderuar; 0.8% dhe 0.7% për klasën e dëmtuar rëndë, ndërsa mesatarisht në shkallë vendi, aspekti i rënies të gjetheve është vlerësuar 1.32%, vlerë e cila është monitoruar gjatë vitit 2010.

Trendet dhe shpjegimet mbi rënien e gjetheve tregojne se nuk ka rritj në përqindjen e ngastrave të monitoruara gjatë 10 viteve të fundit, luhatjet e vëzhguara nuk janë argument për të treguar një përkeqsim në gjendjen e kurorave të drurëve pyjorë. Këto reagime të drurëve janë ndikime nga thatësira, mungesa e lagështirës ajrore dhe ujit, të cilat kanë shkaktuar rënien e gjetheve në vlerat e paraqitura në grafikun 19. Sulmet e insekteve dhe sëmundjeve kërpudhore, në kombinim me rritjen e vulnerabilitetit të shkaktuar nga ngarkesat e depozitimit, kushtet e motit, dhe faktorë të tjerë antropogjenë, janë të lidhura ngusht me këto trende. Nivelet e larta të vëzhguara në rënien e gjetheve mund të tregojnë se drurët kanë një potencial të reduktuar për t’i bërë ballë ndikimeve negative mjedisore.

Për vitin 2013 të dhënat përmbledhëse të rezultateve të monitorimeve janë pasqyruar në tabelat përkatëse A1; B1 dhe C  bashkëlidhur raportit.

 

Menaxhimi i Pyjeve

Sfidat e  Zhvillimit të Qëndrueshëm të Pyjeve në Kuadrin e Implementimit të Kritereve

dhe Treguesëve Pan- Europian.

Që nga fillimi i viteve 1990, parimi mbi zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve ka hyrë në themel të politikë – bërjes së sektorit të pyjeve, veçanërisht me futjen e konceptit të kritereve dhe treguesve (C&I), i zhvilluar si një instrument i rëndesishëm i zbatimit të politikave për menaxhimin e qëndrueshme të pyjeve (SFM) në mbarë botën.

UNCED në Rio 1992, i zhvilloi kriteret dhe indikatorët si një instrument i politikës për të vlerësuar dhe raportuar progresin drejt sistemit të menaxhimit të pyjeve (SFM). Përveç kësaj, treguesit janë përdorur në iniciativat e çertifikimit të pyjeve për të mbështetur monitorimin dhe raportimin për qëllime të zhvillimit të marketingut të produkteve që dalin nga pyjet dhe të një shumëllojshmërie aspektesh të tjera, të bazuar në shkencë për qëllime të vlerësimit dhe monitorimit në shkallë kombëtare deri në nivelin e menaxhimit të pyjeve për çdo njësi unike (Franc et al., 2001; Raison et al, 2001), shpesh duke iu referuar drejtpërdrejtë në proceset politike të Sistemit të Menaxhimit të Pyjeve (p.sh. PEFC për procesin e Pan-Europian të pyjeve).

 

Per më tepër lexoni materialin e meposhtem.

 

AKM

 

Misioni

Struktura

Drejtorite e Agjencise

Buxheti Vjetor

Baza Ligjore

Institucionet e Varesise

Institucionet Shteterore

Donatore

© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2014 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Informacione

 

Inovacion dhe TMD

RRSHTN

Statistika

E Drejta për Informim

Informacione te tjera

Kalendari Mjedisor

Designed By Marsel Zara