Njoftim
8 Korrik 2020
"Mbi procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektet e rindërtimit të objekteve të shembura nga tërmeti i datës 26 nëntor, 2019"
Pas fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga tërmeti i datës 26.11.2019, në kuadër të rindërtimit..............
Njoftim
7 Korrik 2020
Ne kuader te mbrojtjes se mjedisit dhe minimizimit te perdorimit te letres si dhe me qellim mbeshtjetjen dhe promovimin e punes online Agjencia Kombetare e Mjedisit ju njofton se pas dates 1.08.2020 nuk do te pranohet asnje raport vetmonitorimi apo dokumentacion ne lidhje me permbushjen...
NDOTJA E UJERAVE NUK NJEH KUFIJ
20 Maj 2020
Agjencia Kombetare e Mjedisit nenshkroi Memorandumin e Mirekuptimit dhe Bashkepunimit me Institutin Hidrometeorologjik Mali i Zi dhe Insituti Hidrobiologjik te Ohrit me mbeshtetjen teknike te Bashkepunimit Gjerman nepermjet Projektit GIZ CSBL “Ruajtja dhe perdorimi i qendrueshem i Biodiversitetit ne Liqenet.............
NJOFTIM
3 Shkurt 2020
Njoftojme te gjitha institucionet monitoruese se Agjencia Kombetare e Medisit ka publikuar Programin Kombetar te Monitorimit te Mjedisit per vitin 2020, i cili permban kerkesat baze per te paraqitur projekt propozimet me ofertat e tyre.
NJOFTIM
7 Janar 2020
Agjencia Kombetare e Mjedisit Ju ben me dije se tashme aplikimet per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis (VNM) jane te publikuara ne portalin e-Albania...............
Shërbimet publike Online në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit
19 Nentor 2019
Ne Zbatim të Urdhërit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot. , datë 25.11.2019 " Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve........
Video prezantuese e Aplikimit te VNM-ve online E-Albania
25 Tetor 2019
Per te gjithe te interesuarit Agjencia Kombetare e Mjedisit paraqet menyren e aplikimit per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis me ane te portalit qeveritar e-albania...
Seminare mbi Implementimin e EIMMS
30 Gusht 2019
Në kuadër të rritjes së kapaciteteve të punonjësve të Agjencise Kombetare te Mjedisit ne bashkepunim më UNDP mbi implementimin e Sistemit të Monitorimit dhe Menaxhimit të Informacionit Mjedisor (EIMMS) ne linje me raportimet globale, gjate muajit Maj-Qershor u ........
Inovacione dhe TDM
Statistika
E Drejta për Informim
Informacione të tjera
Kalendari Mjedisor
Inovacione dhe TDM
Shqipëria në ambicjen e saj për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, natyrisht që ka përqëndruar një vëmendje të posacme ndaj mbeturinave të rrezikshme dhe pasojave që ato krijojnë në mjedis dhe shëndetin e popullatës. Vitet e fundit, strategjitë për të shkatërruar rrezikun e këtyre mbetjeve problematike, e më pas për të pretenduar për riciklimin e tyre, nuk shihen më si utopi dhe e pamundur.
Për më shumë –> Djegia e lëndeve të rrezikshme
Plastika ështe një substance organike që fitohet fillimisht nga përpunimi i karburantit. Një qese plastike zakonisht mund të përdoret për vetëm 30 minuta, por do të duhen 500 vite për t’u dekompozuar. Plastik është rezistente dhe ka lakueshmëri të dukshme, për këtë arsye plastika ka arritur nivele aplikimi në çdo fushë. Biodegradimi që i bëhet plastikës i duhet 500 deri 1000 vjet, prandaj edhe ajo nuk ështe e rekomandueshme te perdoret.
Për më shumë –> Riciklimi i Plastikës
Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe per mjedisin që na rrethon, i cili vazhdimisht është nën ndikim të ndotjes. Edhe pse ndotja e ajrit vjen nga aktivitetet njerëzore, ai gjithashtu mund të ndikohet edhe nga fenomenet natyrore.Ndotja e ajrit ndodh kur në ajër lirohen substanca, në sasi që mund të dëmtojnë shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve, ose mund të shkaktojnë dëme materiale. Disa ndotës të ajrit mund të kenë edhe ndikime globale, p.sh. rritja e efektit të gazeve serrë, ose dëmtimi i shtresës së ozonit.
Për më shumë –> Ndotja e ajrit nga mjetet e transportit
Energjia e ripërtëritshme është energjia e cila fitohet duke i shfytëzuar burimet natyrore. Burimet e ripërtëritshme të energjisë janë duke përjetuar një periudhë të zhvillimit të madh në nivel botëror duke e rritur prodhimin e energjisë. Këto burime përveç që janë të pashtershme po ashtu nuk kanë asnjë ndikim negativ në mjedis pasi ato nuk lirojnë gazra e as mbetje ndotëse që mund të thithen. Burimet kryesore të energjisë së ripërtëritshme janë: -Energjia termike solare -Energjia me panele fotovoltaike -Turbinat me erë dhe mini-turbinat -Biomasa -Gjeotermia -Hidrocentralet dhe mini-hidrocentrale -Deti dhe valet Pra ndryshimi i klimës, ndotja dhe pasiguria e energjisë janë probleme të rëndësishme dhe zgjidhja e tyre kërkon ndryshime të mëdha në infrastrukturat energjetike. Per me shume –> Energjia e rinovueshme
Trajtimi i ujerave ka qen nje nga temat me te diskutuara sot. Shqiperia renditet ne vendet qe nuk zoteron teknologjine e duhur per trajtimin e ujerave. Disa procese nepermjet te cilit behet trajtimi i ujit jane:
1. Procesi i pastrimit mekanik
2. Procesi i pastrimit kimik
3. Procesi i pastrimit biologjik
4. Procesi i koagulimit
5. Procesi i Flokulimit
6. Procesi i Dekantimit
7. Procesi i Filtrimit
Per me shume –> Trajtimi i Ujerave
Gomat dhe trajtimi i tyre ka qen nje problem madhor ne vendin tone, pasi menyra e vetme e trajtimit te tyre ka qen me djegie, metode e cila linte nje impakt negativ ne mjedis. Nje pjese e mire e vendeve perendimore perdorin metoda dhe teknologji te reja per riciklimin e tyre. Goma e ricikluar mund të shfrytëzohet për përfitimin e prodhimeve qe perdoren për: shtrimin e tereneve sportive, si shtrese mbrojtëse të rrugëve, per shtrimin e dyshemese së palestrave të ndryshme sportive, kopshte të fëmijëve, per shtrimin e dyshemese së stallave, perdorim per ulje të zhurmës, kundër erozionit, për drenazhim, izolator, etj.Mbeturinat e gomës mund të shfrytëzohen si burim i energjisë në fabrikat e çimentos, të gëlqeres, si dhe ne procese të tjera termike në të cilat temperatura e vatrës duhet të arrij së paku 1100 º C. Per me shume –> Riciklimi i Gomave
Riciklimi është përpunimi i materialit (mbeturinave) në produkte të reja me qëllim që të parandalohet krijimi i mbeturinave nga materialet të cilët mund të ripërdoren, të zvogëlohet përdorimi i lëndëve të reja të para, të zvogëlohet përdorimi i energjisë,
të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit me zvogëlimin e kërkesës për mënyrën e zakonshme të grumbullimit të mbeturinave në groposje. Riciklimi është aktivitet kyç i mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, Riciklo
Per me shume –> Ricilkimi i Mbetjeve
Riciklimi ndihmon në reduktimin e clirimit të gazit karbonik që nga aktiviteti industrial tek ai individual.Kontribuon ndjeshëm në ruajtjen e siperfaqes së tokës ,duke minimizuar dhe “zhdukur” fushat e hedhurinave. Rëndësia qëndron në zvogëlimin drastik të sasisë së mbeturinave dhe minimizohet rreziku për shëndetin dhe mjedisin duke zvogeluar shfrytëzimin e resurseve natyrore .
Per me shume –> Riciklimi i letres
Shqipëria është anëtare e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit 1982 dhe ka detyrimin të mbrojë dhe të ruajë mjedisin detar ndaj ndotjes. Vet ndotja në vetvete nënkupton futjen nga njeriu, drejtpërdrejt ose tërthorazi, e lëndëve ose e energjisë në mjedisin detar, të cilat dëmtojnë burimet e detit dhe të bregdetit, ulin cilësinë e ujit të detit, rrezikojnë shëndetin e njeriut, pengojnë veprimtaritë detare dhe peshkimin.
Per me shume –> Ndotja e ujërave detar
Biodegradimi është karakteristika që ka një substancë e caktuar apo material për tu dekompozuar ose për tu asimiluar nga mikroorganizmat që gjenden në terren natyralisht, për tu rivendosur në një moment tjetër në ciklin natyral. Ndryshe nga "mbeturinat" e prodhuara nga natyra (gjethe, skelete bimore, etj), mbeturinat e prodhuara nga aktivitetet e njeriut kanë një kohë biodegradimi me të gjatë e me një impakt ambiental shumë të rëndë.
Per me shume –> Trajtimi i mbetjeve te biodegradueshme
Hidrokarburet bëjnë pjesë në grupin e kimisë organike, dhe janë komponime të përbëra prej dy komponentësh kryesorë të karbonit dhe hidrogjenit. Hidrokarburet janë burime të rëndësishme në ushqimin e njeriut si përbërje e frutave , karotës në përbërjen e vajit të bimëve të larta, po ashtu gjenden edhe në përbërjen e naftës, gazit nëntokësor.
Per me shume –> Ndotja nga hidrokarburet
Transporti, është një kontribues i madh për emisionet e gazit. Objektivi kryesor është reduktimi i ndotjes së ajrit dhe sjelljen e mjedisit të qëndrueshëm. Kjo ndotje e madhe çon në kërkimin e Transportit të Gjelbër, që do të thotë çdo lloj praktike të transportit apo automjet që është eko-miqësore dhe që nuk kanë ndikim negativ në mjedis.
Per me shume –> Transporti i gjelbër
Vajrat e përdorura janë të gjitha vajrat minerale, lubrifikantë sintetikë apo industrialë që janë bërë të papërshtatshëm për përdorimin, për të cilin ishin prodhuar fillimisht. Vajrat e përdorura përfshijnë vajra të motorëve me djegie të brendshme dhe vajrat e kutisë së ndërrimit të marsheve, vajrat lubrifikuese, vajrat për turbinat, vajrat për transformatorë dhe vajrat hidraulike.
Per me shume –> Riciklimi i vajrave të përdorur
Metalet e rënda janë të pranishme në mjedisin ku jetojmë. Më shumë se 75% e elementëve kimikë janë metale. Ato janë të pranishme në tokë, në ujë apo edhe në shkëmbinjë. Metalet të cilat janë të pranishme në sasi të mëdha, mund të jenë shumë të rrezikshme. Disa elementë të tyre konsiderohen si metale toksike.
Per me shume –> Trajtimi i metaleve të rënda
Ndotja zakonisht ndodh kur ndotësit infektojnë një mjedis natyror, i cili sjell ndryshime negative në jetesën tonë normale. Si pasojë e aktiviteteve industriale, krijohen shkarkime të kimikateve, që në vetvete sjellin ndryshime kimike, fizike, biologjike e radiologjike, të ujit, ajrit, tokës etj. Rrjedhimisht, dëmi që shkaktohet në këtë rast është shumë i madh, tek secili prej këtyre elementëve thelbësorë për jetën e njeriut. Pra ndotja në vetvete, shqetëson ekosistemin tonë dhe ekuilibrin në mjedis.
Per me shume –> Ndotjet që shkaktohen nga industritë prodhuese
Rregjistri i Shkarkimeve të Ndotësve në Mjedis
Lidhja Nr. 2
Rregjistri i kerkesave dhe pergjigjeve
Lidhja Nr. 2
Rregjistri i kerkesave dhe pergjigjeve
Lidhja Nr. 2
Rregjistri i kerkesave dhe pergjigjeve
Lidhja Nr. 2
Rregjistri i kerkesave dhe pergjigjeve
Lidhja Nr. 2
Rregjistri i kerkesave dhe pergjigjeve
Lidhja Nr. 2
Rregjistri i kerkesave dhe pergjigjeve
Komisioneri për mbrojtjen të dhënave
Platforma e Shërbimeve Publike ADISA
Informacione të tjera
Njoftim për transferim materialesh pa pagesë!
Ne Agjencine Kombetare te Mjedisit jane gjendje materiale laboratori te fushe analitike si preparate kimike (reagent) , ene qelqi laboratori dhe pajisje laboratori, te cilat e kane humbur funksionin per misionin dhe veprimtarine e institucionit tone.
Mbeshtetur ne Ligjin Nr.10296 date 08.07.2010 “Per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, Udhezimin e Ministrise se Financave Nr. 30 date 27.12.2011 ”Per Menaxhimin e Aktiveve ne Njesite e Sektorit Publik” ju ofrojme per transferim pa pagese materialet e laboratorit sipas listave bashkelidhur, kundrejt procedurave administrative perkatese me institucionet Tuaja.
Per me shume –> Materiale laboratori per transferim
Vleresimi i performances dhe informacion mbi deklarimet
Informacion
Ne zbatim te Urdheri te Brendshem Nr.1059 prot, date 5.4.2018, per “Ngritjen e komisionit te nxjerrjes jashte perdorimit te aktiveve materiale” Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Tiranë ka vlerësuar për nxjerrje nga përdorimi dhe/ose asgjesimit përfunditar të një grupi aktivesh, sipas listës bashkëlidhur.
Për të realizuar këtë proçedurë AKM kërkon nga subjekte te cilat jane te pajisura me leje mjedisi per te grumbulluar dhe trajtuar mbetje elektrike dhe elektronike te ofrojne vlerësimin dhe kuotimin të detajuar për çdo zë të materialeve të paraqitura në listen bashkengjitur te vlerësimit për aktivet, të cilat janë konsumuar dhe amortizuar pothuajse totalisht.
Per me shume –> Komisioni i nxjerrjes nga perdorimi
Grafiku i aktiviteteve
Grafiku i levizjes se punonjeve ne muajin qershor 2019 per:
- monitoimi i cilesise se ujerave ne lumenj, dete dhe liqene
- monitorimi i cilesise se ajrit
- monitorimi i zhurmave
- monitorimi i treguesve ne pyje
Per me shume –> Grafiku i levizjes se punonjeve
Misioni
Struktura
Drejtorite e Agjencise
Buxheti Vjetor
Baza Ligjore
Institucionet e Varesise
Institucionet Shteterore
Donatore
© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2014 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Designed By Marsel Zara