Njoftim
8 Korrik 2020
"Mbi procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektet e rindërtimit të objekteve të shembura nga tërmeti i datës 26 nëntor, 2019"
Pas fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga tërmeti i datës 26.11.2019, në kuadër të rindërtimit..............
Njoftim
7 Korrik 2020
Ne kuader te mbrojtjes se mjedisit dhe minimizimit te perdorimit te letres si dhe me qellim mbeshtjetjen dhe promovimin e punes online Agjencia Kombetare e Mjedisit ju njofton se pas dates 1.08.2020 nuk do te pranohet asnje raport vetmonitorimi apo dokumentacion ne lidhje me permbushjen...
NDOTJA E UJERAVE NUK NJEH KUFIJ
20 Maj 2020
Agjencia Kombetare e Mjedisit nenshkroi Memorandumin e Mirekuptimit dhe Bashkepunimit me Institutin Hidrometeorologjik Mali i Zi dhe Insituti Hidrobiologjik te Ohrit me mbeshtetjen teknike te Bashkepunimit Gjerman nepermjet Projektit GIZ CSBL “Ruajtja dhe perdorimi i qendrueshem i Biodiversitetit ne Liqenet.............
NJOFTIM
3 Shkurt 2020
Njoftojme te gjitha institucionet monitoruese se Agjencia Kombetare e Medisit ka publikuar Programin Kombetar te Monitorimit te Mjedisit per vitin 2020, i cili permban kerkesat baze per te paraqitur projekt propozimet me ofertat e tyre.
NJOFTIM
7 Janar 2020
Agjencia Kombetare e Mjedisit Ju ben me dije se tashme aplikimet per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis (VNM) jane te publikuara ne portalin e-Albania...............
Shërbimet publike Online në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit
19 Nentor 2019
Ne Zbatim të Urdhërit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot. , datë 25.11.2019 " Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve........
Video prezantuese e Aplikimit te VNM-ve online E-Albania
25 Tetor 2019
Per te gjithe te interesuarit Agjencia Kombetare e Mjedisit paraqet menyren e aplikimit per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis me ane te portalit qeveritar e-albania...
Seminare mbi Implementimin e EIMMS
30 Gusht 2019
Në kuadër të rritjes së kapaciteteve të punonjësve të Agjencise Kombetare te Mjedisit ne bashkepunim më UNDP mbi implementimin e Sistemit të Monitorimit dhe Menaxhimit të Informacionit Mjedisor (EIMMS) ne linje me raportimet globale, gjate muajit Maj-Qershor u ........
Galeria
AKM ne 300 dite
23 korik 2014
Gjate prezantimit te rezultateve te arritura nga Ministria e Mjedisit se bashke me institucionet ne varesi te saj, ne keto 300 dite, z. Julian Beqiri, drejtori I pergjithshem I Agjencise Kombetare te Mjedisit renditi disa nga sukseset e realizuara ne kete 300 dite.
Ambjentet e AKM
Inagurimi i Laboratorit
Ministri i Mjedisit Lefter Koka inauguroi sot laboratorin dhe ambjentet e rikonstruktuara të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ministri Koka së bashku me deputetët Eduard Shalsi, Besnik Bare. Përparim Spahiu dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, inspektuan aparaturat e reja, një pjesë e të cilave të financuara në kuadër të projektit SELEA. Specialistët e kualifikuar treguan kapacitetet e laboratorit dhe demostruan analizat fiziko-kimike të ujit nga lumi Erzen.
Laboratori AKM-së operon mbi manualin e cilësisë ISO 17025 dhe është i akredituar për shtatë parametrat bazë për monitorimin e cilësisë së ujrave.
Pjesëmarrja e AKM-së e EPA Network organizuar në Prishtinë, Kosovë
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Z. Julian Beqiri mori pjesë në takimin e 23 –të të `EPA Network`, rrjetit të Agjencive të Mjedisit të vendeve të Europës,(Environmental Protection Agencies Network), organizuar në datat 25-26 Shtator 2014 në Prishtinë, Kosovë. Ky takim u organizua dhe mirëprit nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të Kosoveë (KEPA).
Takimi i NRC-se ne Zvicer, 1-3 Tetor 2014
Ne takimin vjetor te Eionet (Rrjeti Europian Mjedisor per Observim dhe Informim), organizuar ne Bern te Zvicres ne 1-3 Tetor 2014 nga Zyra Federale Zvicerane e Mjedisit, moren pjese te gjitha Pikat Referuese Kombetare te Zhurmave (NRC-Noise) te Agjencise Europiane te Mjedisit dhe midis tyre edhe Agjencia Kombetare e Mjedisit permes Pikes Referuese Kombetare te Zhurmave ne Shqiperi. Ky takim kishte per qellim perditesimin e informacionit mbi çeshtje te lidhura me pergatitjen dhe raportimin e te dhenave ne perputhje me Direktiven Europiane te Zhurmave (END). Takimi tjeter do te mbahet vitin e ardhshem.
Takimi i NRC-ve Environment and Health 29-30 shtator
Ne Agjencine Europiane te Mjedisit (EEA), me qender ne Kopenhagen (Danimark), perkatesisht ne datat 29-30 Shtator 2014 , u zhvillua takimi i gjashte per “Environment and Health” (Mjedisit dhe Shendetit), ku kishte perfaqesues te NRC Environment dhe NRC Health. Qellimi i takimit ishte evidentimi i problematikave kryesore te mjedisit dhe impakteve negative qe le ai ne shendetin e njerezve duke theksuar se mbrojtja e shendetit mjedisor , eshte mbrojtje e shendetit njerezor.
Takimi me DRM neper rrethe, 29 Tetor
Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit u zhvillua sot takimi i rradhës me Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Mjedisit. Fokusi i takimit ishte koordinimi i punëve midis DRM-ve dhe Inspektoriate-ve Mjedisore në Rrethe për mirëmenaxhimin e praktikave mbi lejet mjedisore.
Drejtori i Përgjithshëm i AKM-së, Z. Julian Beqiri, gjatë fjalimit kërkoi zbatimin e Ligjit me rigorozitet si dhe iu kerkoi DRM-ve që duhet te asistojnë pranë subjekteve, duke i vënë në dijeni për realizimin e kushteve mbi Lejet Mjedisore. Gjithashtu Z. Beqiri kërkoi një shërbim profesional nga DRM-të kundrejt qytetarëve.
Dita Botërore e Edukimit Mjedisor
26 Janar 2015
Në kuadër të ditës botërore të edukimi mjedisor, Agjencia Kombëtare e Mjedisit së bashku me OJF reVision zhvilluan një takim në ambjentet e shkollës së mesme “Ibrahim Hasmema” duke ndarë me të rinjtë e kesaj shkolle informacione për gjendjen në mjedis të vendit tonë.
Z. J. Beqiri, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit iu shpërndau nxënësve botime të pregatitura nga AKM me të dhëna mbi gjëndjen e mjedisit të Shqipërisë.
Takimi i NFP -ve të vendeve të Europës dhe Ballkanit Perëndimor në Agjencinë Europiane të Mjedisit
Ne datat 17- 19 Shkurt u zhvillua takimi i rrjetit te NFP ve te vendeve te Europes perfshire ketu edhe Ballkanin Perendimor, anetare te EIONET/ EEA-se (Agjencise Europiane te Mjedisit).
Ne kete takim mori pjese edhe NFP Shqiperia Z.Julian Beqiri, Drejtor Pergjithshem, AKM-se.
Gjate tre diteve te takimit pati diskutime te shumta e me interes per gjithe vendet anetare te EU/EEA-se dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ( BP). Me interes te vecante ishin tematikat ne lidhje me ecurine dhe progresin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne drejtim te performances se raportimeve dhe monitorimeve si dhe konsolidimit te ketyre dy proceseve. U diskutua gjithashtu mbi mundesite e forcimit te bashkeunimit te ketyre vendeve me organizata e programe qe veprojne ne fushen e mjedisit dhe mbeshtesin vendet e BP ne inisiativa qe nxisin ecurine e ketyre vendeve ne fushen e mjedisit.
Gjate takimit u diskutua organizimi i nje axhende te perbashket aktivitetesh me vendet e tjera te Ballkanit perendimor dhe rakordimi mes tyre ne lidhje me Lancimin e `SOER 2015, State and Outlook` ne vendet e Ballkanit. Aktiviteti kryesor i Lanchimit te ketij botimi 5 vjecar te rendesishem per gjtihe vendet e Europes perfshire edhe Shqiperine, do te jete ne 4 Mars 2015 ne Bruksel e do te shoqerohet nga nje sere aktivitetesh e takimesh te nivelit te larte qe do te vijojne edhe ne datat 5 dhe 6 Mars .
Ne kete kuader, Drejtori i AKM -se njekohesisht edhe NFP per Shqiperine shprehu vullnetin e vendit tone per organizimin e nje aktiviteti te tille edhe ne Shqiperi me pjesemarjen e perfaqesuesve te EEA-se dhe institucioneve te tjera europiane. Ky aktivitete mendohet te organizohet ne muajin Qershor 2015. Per here te pare ne kete botim te rendesishem te Agjencise Europiane te Mjedisit ka nje hapsire te caktuar kushtuar gjendjes se disa treguesve percaktues per mjedisin dhe politikat mjedisore ne Shqiperi, kontribut i pergatitur dhe ofruar nga secili vend.
Gjate takimit u diskutuan gjithashtu edhe mundesite e koordinimit nderkombetar me institucione e organizata qe veprojne ne fushen e mjedisit dhe programeve te ndryshme si instrumenta zhvillimore dhe financimi mjaft te rendesishem per keto vende. U theksua rendesia e bashkepunimit me keto struktura si menyra me e mire komplementare per zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve te agjencive te mjedisit ne nivel kombetar dhe rrjedhimisht edhe ngritja e nivelit te performances se tyre.
Ne takim u vleresua ne menye te vecante Shqiperia si vendi i vetem ne Ballkanin Perendimor qe ka implementuar dhe nominuar plotesisht e ne perputhje me dokumentin e hartuar nga EEAja te Profileve te reja e te rishikuara te NRC-VE ( National Reference Centers) duke kaluar keshtu ne fazen tjeter te ketij procesi, asaj te adaptimit te plote te kerkesave dhe detyrimeve qe cdo NRC ka dhe duhet te permbushe ne kete kuader.
Takim me drejtuesit e Drejtorive Rajonale të Mjedisit
16 Mars
Në takimin e rradhës të zhvilluar në ambientet e AKM-së me përfaqësuesit e Drejtorive Rajonale të Mjedisit të 12 qarqeve, u diskutua gjerësisht mbi ngritjen e Komisioneve të Shqyrtimit të Lejeve Mjedisore në këto drejtori.
Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me IFNF
09 Prill
Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe Instituti Italian i Fizikës Bërthamore (INFN) nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi. Ky Memorandum hedh hapin e parë konkret drejt realizimit për herë të parë të një studimi të plotë mbarëkombëtar të shpërndarjes dhe identifikimit të shkallës së radioaktivitetit mjedisor në Shqipëri.
Takim me shoqatat mjedisore
21 Janar 2016
Ne kuader te permiresimit te procesit te pjesemarrjes se publikut ne konsultime si dhe permiresimin e procesit te dhenies se lejeve mjedisore, Agjencia Kombetare e Mjedisit zhvilloi sot nje takim me shoqatat mjedisore.
22 Prill - Dita e Tokës
Në Ditën e Tokës stafi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit i bashkohet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në aksionin e pastrimit vullnetar në një nga plazhet më të bukura, në Kepin e Redonit.
Misioni
Struktura
Drejtorite e Agjencise
Buxheti Vjetor
Baza Ligjore
Institucionet e Varesise
Institucionet Shteterore
Donatore
© Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2014 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Designed By Marsel Zara